Top News – Presidenti çek në gjendje të rëndë / Shtrohet në spital, mbetet mister sëmundja
10/10/2021 18:34

Presidenti i Republikës Çeke, Milosh Zeman është dërguar me ambulancë në një spital në Pragë, teksa janë rritur spekulimet rreth shëndetit të tij. Drejtori i Spitalit Qendror Ushtarak të Pragës, Mirosllav Zavoral, tha për gazetarët se diagnoza e Zemanit nuk do të bëhet publike për opinionin. Një zëdhënës i presidencës, tha se gruaja e Zemanit, Ivana dhe vajza e tyre, Katerina, janë në spital me të. Në shtator, Mirosllav Zeman, 77 vjeç, qëndroi për tetë ditë në spital, ndonëse nuk u bën të ditura për publik informacionet lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Më herët gjatë kësaj të diele, Zeman u takua me kryeministrin, Andrej Babis në rezidencën e tij jashtë kryeqytetit çek, për të diskutuar për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën në ditë më parë. Zeman votoi nga shtëpia e tij për zgjedhjet parlamentare për shkak të gjendjes së dobët shëndetësore. Mediat çeke kanë spekuluar se ai vuan nga një sëmundje e rëndë e mëlçisë. Zeman, që është konsumues i duhanit, vuan nga diabeti dhe në javët e fundit ka përdorur karrocë për të lëvizur. Kryeministri çek, Babis humbi zgjedhjet ndaj koalicionit SPOLU. Megjithatë, Zeman ka thënë se ai nuk do ta mandatojë një koalicion për ta formuar qeverinë, që ka lënë të kuptohet se do ta mandatojë Babisin që i pari të tentojë ta formojë qeverinë. Sipas rezultateve zgjedhore, partia e multimiliarderit Babis, partia populiste ANO ka fituar 27.1 për qind të votave dhe pritet të ketë 72 vende në Dhomën e Deputetëve prej 200 mandatesh. Ndërkaq, koalicioni prej tri partish, SPOLU ka fituar 27.8 për qind të votave, ndërkaq koalicioni ndërmjet Partisë së Piratëve dhe Partisë së Kryetarëve ka fituar 15.6 për qind të votave. Partitë opozitare kanë politika që janë më në linjë me shtetet kryesore të Bashkimit Evropian sesa partia e Babisit, që konsiderohet euroskeptik

Top Channel/ Momente tensioni mes protestuesve dhe policisë para Kryeministrisë
17/11 18:58
Top News- Shefi i krimeve përcillet në banesën e fundit, lot e dhimbje edhe tek kolegët
17/11 18:54
Top News – Fatale/ Humb jetën tragjikisht shqiptari në Itali, makina e përplasi teksa punonte
17/11 18:20
Top Channel/ “Video seksi” dhe “erotizëm”? Majko “thyen” heshtjen pas deklaratave në Asamblesë e PS
17/11 17:51
Top News – Gjobat e AMA-s ndaj televizioneve/ Jorida Tabaku: Po përdoret si kamzhik nga qeveria
17/11 16:28
Top News – ‘Gjendja e Veliajt, jo emergjente’. SPAK dhe GJKKO refuzojnë kërkesën e kryebashkiakut
17/11 15:40
Top News-Anketa për kostot e jetesës / 25 për qind e studentëve mendojnë ndërprerjen e universitetit
17/11 15:39
Top Channel/ 82 vite nga Çlirimi i Tiranës. Veteranë dhe qytetarë përkujtojnë betejën 19-ditore
17/11 15:31
Top Channel/ Ekstradohet nga Spanja, Kevin Markgjoni dyshohet për financimin e 485 kg kokainë
17/11 15:30
Top Channel/ Mësuesi akuzohet për ngacmim në Korçë, 17-vjeçarja denoncon prekjet intime
17/11 15:30
Top News – ‘Diella’ hyn te tenderat. Rama: Modeli i ri sipas arkitekturës ligjore të BE
17/11 15:30
Top Channel/ Veliaj s’shkon në gjyq: Jam sëmurë. Prokurori Olsi Dado në gjyq: S’ka emergjencë
17/11 15:15
Top Channel/ “U turrën të më kafshojnë”, kryefamiljari në Kuçovë tregon si ujqërit i mbytën 13 dele
17/11 15:12
Top Channel/ Akti normativ për dëmet nga protestat përplas mazhorancën me opozitën në Kuvend
17/11 15:05
Top Channel/ Bardhi: Kreu i SPAK, mashtroi/Deputeti i PD mohon të egzistojë dokumenti që citon Braho
17/11 14:50
Top News – Goditën me vezë makinën e Ramës. Gjykata liron protestuesit, ‘arrestim i paligjshëm’
17/11 14:44
Top News – Kush duhet ta paguajë dëmin? Debate te Ekonomia për dëmshpërblimet e protestës
17/11 14:43
Top News – Risia e fundit e ujit të pijshëm, të filtruar nga Ecosoft
17/11 14:14
Top News – ‘Buxheti 2027, djallëzor’. Bardhi: Favorizon korrupsionin dhe klientët e Ramës
17/11 14:04
Top Channel/ Lirohen protestuesit që goditën me vezë eskortën e Ramës, Protestuesi: E paligjshme…
17/11 13:50