Top News – Premtimi i Macron/ ’Luftë separatizmit islamik’
02/10/2020 21:39

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar planet për ligje më të ashpra për të luftuar atë që ai e quajti separatizëm islamist dhe mbrojtur vlerat laike. Në një fjalim, ai tha se një pakicë e rreth 6 milionë myslimanëve të francës rrezikojnë të krijojnë një anti-shoqëri. Propozimet e tij, përfshijnë edhe mbikqyrje më strikte të arsimit dhe kontrollit të financimeve të huaja për xhamirë. Ai ka qenë nën presion për të adresuar islamizmin radikal në mesin e frikës për sigurinë. Por komentet e tij janë dënuar nga disa aktivistë myslimanë, që e akuzuan atë se po përpiqet të shtypë islamin në vend. Bazuar në parimet strikte të laicizmit në francë, qeveria është e ndarë me ligj nga institucionet fetare. Ideja është që njerëz të besimeve dhe feve të ndryshme, janë të barabartë para ligjit. Vendi po ashtu ka edhe popullatën më të madhe të myslimanëve në evropën eprëndimore. Shumë ankohen se autoritetet e shfrytëzojnë laicizmin për ti vendosur ata nën shënjestër, psh duke ndaluar percen. Por, të premten, Macron tha se islami radikal është një rrezik për francën sepse i vendos ligjet e veta mbi të tjerën dhe shpesh rezulton në krijimin e një anti-shoqërie. Ai tha se kjo formë besimi shpesh bën që fëmijët të mbahen larg shkollës, sporteve dhe aktiviteteve të tjera, si pretekst për të mësuar parimet që nuk shkojnë konform ligjeve të republikës. Masat e njoftuara nga presidenti do të jenë pjesë e një pakete që do të dalë në parlament para fundit të vitit.

Top News – Koloneli i Putinit hidhet në erë / ‘Pritë’ në Shën Petersburg, makina shpërthen në flakë
13/11 10:17
Top News – Musk ndëshkon Ukrainën sërish / Zelenski: Shpejtësia e Starshield është kufizuar
13/11 10:17
Top News – Godet fabrikën e raketave në Ukrainë / Errësirë dhe acar, Rusia, sulm masiv gjatë natës
13/11 10:14
Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57