Sekretari britanik i Transportit, Grant Shapps, tha të shtunën se ka ndaluar përdorimin e një avioni tjetër privat, që është lidhur me oligarkët rusë. “Ne nuk do të rrimë duarkryq dhe të shikojmë sesi ata i bëjnë milionat përmes patronazhit të [presidentit rus, Vladimir] Putinit, duke jetuar jetën e tyre në paqe, teksa derdhet gjaku i të pafajshmëve”, tha Shapps përmes një postimi në Tëitter.