Top News – Do ta pësojnë më keq se Maduro…Trump:Venezuelën e qeverisim ne! Kërcënon liderët e rinj
05/01/2026 11:49

Me ish-udhëheqësin e rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Maduron, tashmë në një burg amerikan, presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi udhëheqësit autoritarë të vendit të Amerikës së Jugut se do të “paguajnë një çmim shumë të madh” nëse nuk “bashkëpunojnë” me Uashingtonin, edhe mes shqetësimeve globale për sulmin ushtarak amerikan. Trump paralajmëroi presidenten në detyrë të Venezuelës, Delcy Rodriguez, se “nëse ajo nuk bën atë që është e drejtë, do të paguajë një çmim shumë të madh, ndoshta më të madh se Maduro”. Rodriguez, ishte zëvendëse e Maduros përpara se të emërohej presidente në detyrë më 4 janar. Ajo e quajti operacionin e SHBA-së në Venezuelë shkelje të Kartës së OKB-së dhe u zotua se “ne nuk do të jemi kurrë më skllevër”. Në një konferencë për shtyp, një ditë më parë, Trump e përshëndeti operacionin ushtarak në Venezuelë, por nuk dha detaje.. Një gjeneral i lartë amerikan tha se 150 avionë amerikanë ishin përfshirë në sulm pas muajsh përgatitje. Trump shkaktoi reagime kur tha se SHBA do të “drejtojë” përkohësisht vendin e Amerikës së Jugut “derisa të vijë momenti kur të mund të bëhet një tranzicion i sigurt dhe i matur”. Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë nënkuptonte Trump me atë që SHBA-ja do ta “drejtojë” vendin. Ai u tha gazetarëve se po “caktonte njerëz” nga kabineti i tij për të qenë përgjegjës në Venezuelë, pa dhënë detaje shtesë.Zyrtarë të administratës amerikane, përfshirë sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, nuk dhanë sqarime kur u pyetën nga gazetarët për planin e Trumpit. Sidoqoftë, Rodriguez, e cila mori rolin e presidentes në detyrë me urdhër të gjykatës së lartë të venezuelës, ka sinjalizuar gatishmëri për pajtim. Rodriguez, e cila mbështetet nga ushtria venezueliane, fillimisht u shfaq sfiduese, duke e quajtur Maduron “presidentin e vetëm” të vendit dhe duke e cilësuar sulmin amerikan si një “njollë të tmerrshme” në marrëdhënie. Pasi Trump sinjalizoi se ishte gati të kryente një valë të dytë veprimesh ushtarake në Venezuelë nëse do të ishte e nevojshme, Rodriguez zbuti qëndrimin, duke shkruar në rrjetet sociale të hënën se Karakasi kërkonte një marrëdhënie “të balancuar dhe të respektueshme” me Uashingtonin.

Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23