Top Channel/“Bie” dhe Irani”? The Times: “Ajatollahu Khamenei po përgatit arratisjen drejt Moskës”!
05/01/2026 15:09

Lideri Suprem i Iranit, Ajatollahu Ali Khamenei ka një plan rezervë për t’u larguar nga vendi në rast se forcat e tij të sigurisë nuk do të arrijnë t`i shtypin protestat e fundit që kanë përfshirë vendin. Duke cituar një raport të shërbimeve sekrete, The Times shkruan se Khamenei, 86 vjeç, planifikon të largohet nga Teherani së bashku me një rreth të ngushtë prej 20 personash-ndihmë e familjarë të tij- nëse sheh se ushtria dhe forcat e sigurisë të thirrura për të shtypur dezertojnë, kalojnë në anën tjetër ose nuk po zbatojnë urdhrat. “‘Plani B’ është për arratissjen djrekt Moskës së Khameneit dhe rrethit të tij shumë të afërt të bashkëpunëtorëve dhe familjarëve, përfshirë djalin e tij dhe trashëgimtarin e përcaktuar të pushtetit, Mojtaba,” tha për The Times një burim i inteligjencës. Beni Sabti, që ka shërbyer për dekada me radhë në radhët e inteligjencës izraelite, pohoi se Khamenei do të shkojë në Rusi sepse “nuk ka vend tjetër për të”. Plani i arratisjes bazohet tek ai i largimit të aleatit të tij, ish-udhëheqësit sirian Bashar al-Assad, i cili u largua nga Damasku me avion drejt Moskës për t’iu bashkuar familjes së tij përpara se forcat opozitare të sulmonin kryeqytetin në dhjetor 2024. “Ata kanë planifikuar një rrugë daljeje nga Teherani në rast se ndiejnë nevojën për t’u larguar,” tha burimi, duke shtuar se kjo përfshin “grumbullimin e aseteve, pronave jashtë vendit dhe parave kesh për të lehtësuar kalimin e tyre të sigurt”. Khamenei kontrollon një rrjet të madh asetesh, disa prej të cilave i menaxhon një nga organizatat më të fuqishme në Iran, Setad — pjesë e një sistemi fondacionesh bamirësie gjysmë-shtetërore të njohura për mungesën e transparencës financiare. Vlera e tyre llogaritet në rreth 95 miliardë dollarë, sipas një hetimi të Reuters në vitin 2013, përfshirë prona dhe kompani, të gjitha të mbajtura dhe të kontrolluara nga Khamenei.

Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23