Top News – Gati për bisedime në Evropë / Ukraina ‘vazhdon’ luftën, sulme vdekjeprurëse ruse
05/01/2026 13:36

Pas muajsh përparimi të pasigurt në procesin e paqes, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, tha se Kievi do të përqendrohet këtë javë te aleatët evropianë në dy takime, me shpresën se do të “përshpejtojë fundin” e luftës së Rusisë kundër vendit të tij. Në prag të takimeve, një sulm ajror rus mbi kryeqytetin ukrainas, Kiev, dhe rajonin përreth vrau të paktën dy persona dhe plagosi disa të tjerë, thanë zyrtarët të hënën në mëngjes. Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës raportoi se sulmi shkaktoi zjarr në një institucion mjekësor në distriktin Obolon të Kievit, ku kishte një sallë operacioni. Pas shuarjes së zjarrit, brenda ndërtesës u gjet një trup i pajetë, shtoi shërbimi i emergjencave. Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, Rusia kreu sulme gjatë natës me nëntë raketa, përfshirë raketa balistike, dhe 165 dronë sulmues. Ndërkohë, Ukraina do të presë edhe një takim të shefave të shtabeve të përgjithshme të vendeve evropiane, përfshirë ato të mbështetësve kryesorë të Kievit: Britanisë, Francës dhe Gjermanisë. Të martën, presidenti francez, Emmanuel Macron, do të organizojë në Paris një takim të udhëheqësve evropianë në një seancë edhe më vendimtare, në të cilën udhëheqësi francez ka premtuar se mbështetësit e Kievit do të bëjnë angazhime “konkrete” për sigurinë e Ukrainës. Në prag të bisedimeve, Zelenski u zotua se vendi i tij është i përgatitur për të gjitha mundësitë. “Do të ketë takime në Evropë që duhet të bëhen një tjetër kontribut për mbrojtjen tonë dhe për përshpejtimin e përfundimit të luftës”, tha ai në fjalimin e tij të përnatshëm. “Ukraina do të jetë e përgatitur për të dyja rrugët e mundshme përpara; diplomacinë, të cilën po e ndjekim, ose vazhdimin e mbrojtjes aktive nëse presioni nga partnerët tanë ndaj Rusisë rezulton i pamjaftueshëm”, tha ai. “Ukraina kërkon paqe. Por Ukraina nuk do t’ia dorëzojë forcën e saj askujt”, shtoi ai. Një ditë më parë, Zelenski këmbënguli se nëse nuk mund të arrihet një përfundim diplomatik i luftës gjatë negociatave për paqe, vendi i tij do të vazhdojë të mbrohet kundër pushtimit të plotë rus. “Nëse Rusia i bllokon të gjitha këto dhe nëse partnerët tanë nuk e detyrojnë Rusinë të ndalë luftën, do të ketë një rrugë tjetër: të mbrohemi”, tha ai.

Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23