Kryeministri polak, Mateusz Moraëiecki ka fajësuar Gjermaninë si “frenuesen më të madhe” kur është fjala për negociata rreth zgjerimit të sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, për pushtimin e paprovokuar të Ukrainës. Ndonëse Gjermania i është bashkuar bllokut evropian në vendosje të sanksioneve ndaj Kremlinit në disa fusha, ky vend ka refuzuar thirrjet për embargo ndaj importeve ruse të energjisë.