Policia serbe ka përdorur forcë në përpjekje për të larguar studentët dhe qytetarët, të cilët ishin mbledhur për të protestuat në hyrjen e Fakultetit të Sportit dhe Edukimit Fizik në Novi Sad, i cili ndodhet në bllokadë prej disa muajsh. Sipas Radio Evropa e Lirë, policia ka goditur me shkopinj gome protestuesit dhe ka përdorur gaz lotsjellës. Sakaq, demonstruesit reaguan duke u shtyrë me policinë, duke hedhur shishe dhe duke i spërkatur me ujë.