Top News – Policia me apel të fortë/ ‘Kujdes, sepse shpejtësia të vret’
19/10/2020 12:17

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, gjatë fundjavës ka vijuar kontrollet me radar në rrugën interurbane Krrabë-Elbasan-Krrabë, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për aksidente rrugore. Gjatë fundjavës, si rezultat i kontrolleve në të dyja kahet e lëvizjes, janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 135 km/h deri në 213 km/h në orë, dhe madje në kulmin e trafikut. Nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore gjatë fundjavës është marrë vendim për heqjen e 35 lejeve të drejtimit për shpejtësi mbi dyfishin e normës së lejuar, janë vendosur 59 masa administrative për shpejtësi dhe manovra në rrugë, si dhe 2 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj. Po gjatë kontrolleve janë vendosur 29 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 8 masa për mosvendosje të maskës për pasagjerët në automjet që nuk kanë qenë pjesëtarë të familjes, 33 masa për parakalime të gabuara dhe 9 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit. Policia lëshon apelin e fortë se në rrugë nuk duhet të fluturosh, por të respektosh rregullat e qarkullimit rrugor. Sipas policisë më e pakta e mosrespektimit të shpejtësisë të çon te polici dhe radari dhe në destinacion do shkoni pa patentë. Ndërsa në rastin më të keq aksidenti mund t’ju marrë edhe jetën, sepse shpejtësia vret.

Top Channel/ Aksident i trefishtë në Maliq, makinat bëhen ‘copash’
19/07 15:13
Top Channel/ Ushqime të skaduara në treg, kapet në Vorë magazina që ndryshonte etiketat e ushqimeve
19/07 15:06
Top Channel/ SPAK sekuestroi 978 telefona, praktika është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese
19/07 15:02
Top Channel/ Vijon aksioni për prishjen e objekteve pa leje në Vlorë, IMT shemb 3 godina
19/07 14:59
Top News- Fadroma shemb lokalin në Astir, IMT nuk ndalet…lirohen hapësirat publike
19/07 14:50
Top Channel/ Ushtria i bashkohet operacionit për shuarjen e flakëve në Belishovë të Mallakastrës
19/07 14:05
Top Channel/ Zjarri në Dukat rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë! Kërkohet ndërhyrje nga ajri
19/07 14:04
Top Channel/ Digjet gjatë natës lokali në Korçë
19/07 14:02
Top News- Bllokoi rrugën me makinë në Vlorë, procedohet 41-vjeçari, i merret mjeti me karrotrec
19/07 13:52
Top News- Zbulohet punishte armësh në Tiranë, pranga të riut në Kombinat, ishte i armatosur
19/07 13:51
Top News- Llogaraja rrezikon të digjet, flakët përparojnë drejt parkut kombëtar
19/07 13:21
Top News- Ushqime të skaduara në treg! Zbulohet magazina në Vorë, dy të arrestuar
19/07 13:19
Top Channel/ Piktura frymëzuar nga deti, ekspozita e piktorit Gjergj meta në galerinë “Art Saranda”
19/07 12:35
Top Channel/“Në Majat e Ballkanit”, në shtegun 197 km në Alpet e Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të zi
19/07 12:17
Top Channel/ Cërriku pastron më mirë, bashkia realizon projektin që trajton mbetjet e fermerëve
19/07 12:14
Top Channel/ Fermerët: Ku do shesim qumështin? Në Korçë mungon rrjet për grumbullimin e prodhimit
19/07 12:13
Top Channel/Rreziku nga qumështi ambulant, Ekspertët: 12 orë jashtë frigoriferit, bëhet i rrezikshëm
19/07 12:08
Top News- Qeveria gati planin për hapësirat publike, Rama shpjegon si do vendosen tavolinat
19/07 12:04
Top News – ‘Ne firmën, ata lekët’. Përgjimi që ‘fundosi’ kreun e komisionit të tenderave
19/07 12:03
Top Channel/ “Rikthim me rregull”, Rama lajmëron: 75% hapësirë këmbësorët, 25% njësi shërbimi
19/07 12:02