Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha gjatë një vizite në Akademinë e Sigurisë, bëri një apel për të rinjtë dhe të rejat që sapo kanë përfunduar maturën, që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e kësaj akademie dhe më pas e strukturave të Policisë së Shtetit. I shoqëruar nga Rektori i Akademisë, Ilirjan Mandro, ministri u njoh nga afër me përgatitjet për vitin e ri akademik dhe procesin e përzgjedhjes së kandidatëve. Për këtë vit akademik ministri tha se janë caktuar 150 kuota për pranimin e kandidatëve të rinj në Akademinë e Sigurisë.