Top Channel/ Majlinda Bufi e Roskovecit e pandehur nga SPAK, akuzohet për shpërdorim detyre
14/11/2025 19:47

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur kryetaren e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi. Ndaj saj është ngritur akuza për “përdorim të funksionit publik për veprimtari politike”. Për këtë ka reaguar vetë SPAK, duke shkruar: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe më 14 nëntor 2025, ka dërguar për gjykim procedimin penal nr.98 i vitit 2023, në ngarkim të të pandehurës, Majlinda Bufi, në cilësinë e Kryetares së Bashkisë, Roskovec. Ajo akuzohet për veprën penale, “Përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, parashikuar nga neni 328/a/3 e Kodit Penal. Nga analiza e akteve dhe provave të administruara, gjatë hetimeve të kryera për këtë procedim penal, rezulton se e pandehura Majlinda Bufi, në detyrën e Kryetares së Bashkisë Roskovec, në kundërshtim me ligjin, i ka kërkuar shtetasit, G.B, të mos marrë pjesë në votimet për zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023 dhe të mos përfshihet në veprimtaritë zgjedhore të partive të tjera politike. Më datë 6.5.2023, në orën 14:04, është publikuar në media,artikulli me titull, “Mos guxo të votosh – Publikohet audio përgjimi tjetër skandaloz i kryebashkiakes së Roskovecit”. Transkripti i këtij regjistrimi tregon se e pandehura Majlinda Bufi shfaqet e revoltuar nga shtetasi G.B, i cili ishte përfitues i programit social të Bashkisë, “Përmirësimi i Kushteve të banimit për familjet e varfëra dhe të pafavorizuara”, i miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak nr. 40 datë 01.3.2022. Hetimet konstatuan se pavarësisht se kushtet sociale dhe ekonomike të familjes së G.B. e favorizonin atë si përfitues, objekti për të cilin ishte kërkuar mbështetje, nuk ishte banesë ekzistuese, por një objekt i saponisur, me mangësi dokumentare mbi pronësinë. Pavarësisht këtyre rrethanave, rezulton se e pandehura kishte dijeni për përfshirjen e tij në program. Nga hetimi rezultoi se para takimit të regjistruar me kryetaren e Bashkisë, Majlinda Bufi, para zgjedhjeve të datës 14 Maj 2023, në banesën e shtetasit G.B kishin shkuar punonjësit e IMT-së Bashkia, Roskovec, të cilët i kanë kërkuar llogari për punimet e kryera dhe ndalimin e vazhdimit të tyre. Më pas, rezulton se shtetasi, G.B ka zhvilluar takimin në ambientet e Bashkisë me të pandehurën, Majlinda Bufi. Biseda është zhvilluar në një formë presioni duke i përmendur se punimet ishin në tejlkalim të ndihmës dhe se shtetasi G.Bkishte kryer ndërtim pa leje. Ndër të tjera në këtë takim, e pandehura Majlinda Bufi i përmend atij faktin se i kishte dërguar mesazhe, ku shtetasi në fjalë i thoshte fitore kandidatit të opozitës. E pandehura, Majlinda Bufi me pretendimin për të “shpëtuar” shtetasin G.B nga kjo situatë paligjshmërie, ku pretendohej se ai ndodhej, i ka kërkuar: “që nga ky moment e derisa të mbarojnë zgjedhjet të mos hapi gojë, të mos flasë as ai as familja e tij por të shikojë punën e tij, të rrijë në shtëpinë e tij dhe të mos shkojë fare të votojë në zgjedhjet e datës 14 Maj 2023.” Kërkesa e të pandehurës Majlinda Bufi, drejtuar shtetasit G.B është bërë nën kërcënimin e masave administrative dhe kundër vullnetit të tij. Ai ka ushtruar të drejtën e votës nëdatën 14 Maj 2023, sikurse ka qenë vullneti i tij.

Top Channel/ Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, plagosen dy drejtuesit e mjeteve
10/10 16:35
Top Channel/ Inxhinieri shqiptar i zhdukur, humbi pas sulmit në Detin e Zi. Babai flet për TCH
10/10 15:14
Top News- Shiu përmbyt Vlorën, lagjet nën ujë pas reshjeve me intensitet të lartë
10/10 15:11
Top Channel/ Senatorët amerikanë shkojnë në SPAK! Shaheen e Durbin takojnë Brahon dhe Ketën
10/10 15:07
Top News- Shiste kanabis në shkollë/ Arrestohet 15-vjeçari në Shkodër, i sekuestrohet droga
10/10 15:00
Top News – Goditën me vezë makinën e Ramës/ Gjykata lë të lirë dy protestuesit-Nuk ishte akt dhune!
10/10 14:32
Top News- Automatik e municion në banesë! Pranga të riut, i sekuestrohen dhe 32 mijë euro
10/10 12:52
Top News – Vrau gruan dhe kunatin. Policia në shtëpinë e vrasësit, gjen armë e municione
10/10 12:49
Top Channel/ Fshihen videot intime të artistëve, pas ankesës në AMA zhduken nga Tik Tok 45 materiale
10/10 12:09
Top News – Amerikanët shkojnë në SPAK, Wendt dhe senatorët takim me Brahon dhe Ketën
10/10 12:01
Top News – Makineta të kontrabanduara për lojëra fati/ Kapen 2 persona në Kodrën e Priftit në Tiranë
10/10 11:47
Top News – Ulet me 2 lekë çmimi i naftës/ Benzina rritet me 1 lek, njoftohen pezullime për shkelësit
10/10 11:47
Top News – Ambasadori amerikan Wendt dhe 2 senatorë ‘zbarkojnë’ në SPAK
10/10 11:46
Top Channel/ Ambasadori Eric Wendt vizitë në SPAK, takohet me Brahon dhe kreun e BKH-së
10/10 11:41
Top Channel / Lezhë, dy persona me precedentë penalë u arrestuan të armatosur dhe gati për sulm
09/10 22:47
Top Channel/ “85 kriminelë pushkatuan 15 bashki”, protestuesit: Territorialja do shpopullojë vendin
09/10 21:47
Top News- Shqipëria mbyll kapitullin e katërt, caktohet data për konferencën ndërqeveritare
09/10 21:16
Top Channel/ “Ne do të shkojmë te taksat e ulëta”, Berisha në Fier: Patosi do të kthehet në bashki
09/10 20:15
Top Channel / Meidani dhe Malaj tregojnë prioritetet për diplomacinë në Prishtinë e Shkup
09/10 19:50
Top News – Shpërthim në rafinerinë greke/ Vdes shqiptari, në gjendje kritike një tjetër
09/10 19:42