Top News – Atentati i Rinasit, dy të vdekur. Ndërron jetë në spital edhe miku i Gilmando Danit
15/11/2025 13:50

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga atentati në Rinas. Policia njoftoi se Muçi Shaljani, njohur edhe me mbiemrin Sheqeri, ndërroi jetë natën mes të premtes dhe të shtunës. Ai qëndronte prej të martës në gjendje të rëndë si pasojë e plumbave që mori nga breshëritë që u lëshuan ndaj tij dhe Gilmando Danit. Ky i fundit humbi jetën në vendngjarje në atentatin e 11 nëntor. Shaljani dhe Dani sapo ishin kthyer nga Barcelona kur ndaj të dyve u bë atentat. Autorët u bënë pritë në rrethrrotullimin pranë aeroportit të Rinasit. Si pasojë e plumbave, Dani humbi jetën në vendngjarje, ndërsa fillimisht Shaljani mbeti i plagosur. Autorët më pas u larguan në drejtim të fshatit Halil ku dogjën makinën. Prej aty gjurmët e tyre janë zhdukur. Policia ka shpallur në kërkim Ylli Zallën pasi në shtëpinë e tij gjetën një arsenal armësh. Ka dyshime se nga banesa e tij ka dalë makina e atentatorëve, megjithatë kjo nuk konfirmohet ende zyrtarisht. Gilmando Dani, i cili mendohet se ishte shënjestra e sulmit është emër i njohur për drejtësinë, pasi njihej si pjesëtar i grupit të Emiljano Shullazit. Nga ana tjetër, rezultoi se Muçi Shaljani ishte në provë si agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Në lidhje me këtë rast, AMP ka nisur një hetim për të zbuluar se si u rekrutua ai në radhët e agjencisë, që për detyrë ka kontrollin e policisë.

Top Channel/ Hegseth përdor Kosovën për t’u mbrojtur nga shkarkimi
10/11 23:34
Top Channel/ Debati për Shqipërinë në PE, vlerësohet raporti, por ka edhe kritika
10/11 23:28
Top Channel/ Spanjë, ekzekutohet shqiptari në atentat mafioz
10/11 23:25
Top Channel/ Debati për gjuhën shqipe, RMV i kërkon ndiihmë Komisionit të venecias
10/11 23:20
Top Channel/ E quajti shkodrën qytet serb, 3 vite burg politikanit malazez
10/11 23:17
Top Channel/ “Më ofruan para për intervista”! ”Skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me mediat
10/11 22:12
Top Channel/ Kryeministri Rama publikon pamje nga mbrëmja e pritjes së organizuar nga Emanuel Macron
10/11 21:48
Top News – Shtypi me makinë dy fëmijë. Dërgohet në gjyq shoferi 57-vjeçar Nikoll Radaçi
10/11 20:45
Top News- Vrasja e Ardian Nikulajt, “rrëfehet” vrasësi portugez: E njoh Haxhinë, por…
10/11 20:20
Top News-‘Protestat, si tenxhere ku zien gjithçka’/ Rama: Opozita fshihet pas të rinjve të dhunshëm
10/11 20:12
Top Channel/ Procesi për vrasësin e Nikuljat, portugezi Saraiva kërkon ti shpëtojë burgut
10/11 20:08
Top Channel/ Strasburgu: Arrestimi i Belerit, i ligjshëm! Shkelje me afatet e paraburgimit
10/11 20:04
Top Channel/ Bien kreditë me probleme në banka, pranë nivelit më të ulët në 19 vite
10/11 20:02
Top Channel/ Asambleja e PS të shtunën, Veliaj kërkon të marrë pjesë, letër SPAK
10/11 19:59
Top Channel/ Ambasadorja e BE bën bashkë Gjiknurin dhe Bylykbashin: Dialog për Zgjedhoren
10/11 19:57
Top News–Tashës së TikTokut i bie të fikët/OSHEE i ndërpret energjinë: Kam paguar të gjitha faturat
10/11 19:55
Top Channel/ Rama nga Parisi: Radikalët nxitën dhunë! Synojmë të mbyllim negociatat brenda 2027
10/11 19:53
Top Channel/ Ligj për mbrojtjen e protestuesve, gati “kundërmasat” për paditë abuzive
10/11 19:51
Top Channel/ Forumi i Paqes/Rama nga Parisi flet për protestat:Opozita pas të rinjve të radikalizuar
10/11 19:30
Top Channel/Aksident në hyrje të Sarandës, makina përplas këmbësorin, dërgohet me urgjencë në spital
10/11 19:27