Qyteti gjerman i Shtutgartit pati një natë të paprecedentë dhune; ajo që nisi si një festë të rinjsh gjatë fundjavës në park, përfundoi në përleshje me policinë dhe thyerjen e vitrinave të disa dyqaneve. Mediat vendase e përshkruajnë si një nga trazirat më të forta që Shtutgarti ka perjetuar në historinë moderne.