Top News – Policia gjen veprën e vjedhur/ Muzeu i mbyllur nga covid, nuk e dinte që mungonte
19/01/2021 19:59

Një pikturë 500 vjecare është zbuluar në një apartament në itali dhe është rikthyer në një muze, ku stafi as nuk e dinte se ajo ishte vjedhur. Kopja e Salvator Mundi, që besohet se është pikturuar nga Leonardo da Vindi, u gjet në një dollap, në një dhomë gjumi, në Napoli. Kopja mendohet se është pikturuar nga një prej nxënësve të da Vincit. Pronari 36 vjecar i apartamentit u arrestua.“Piktura u gjet falë një operacioni të shkëlqyer të policisë, tha prokurori i Napolit Giovanni Melillo. Vepra ishte pjesë e koleksionit të muzeut Doma në kishën San Domenico Maggiore në qytet. Por Melillo, thanë zyrtarët, nuk ishte në dijeni se ajo ishte vjedhur, sepse dhoma ku mbahej piktura nuk ishte hapur prej tre muajsh për shkak të pandemisë së koronavirusit. Nuk dihet se kur vepra ishte marrë dhe askush nuk e ka raportuar atë të humbur por muzeu tha se e kishte patur atë në zotërim të paktën që nga janari i shkuar. Policia po heton tani ngjarjen por nuk ka patur asnjë shenjë për hyrje me forcë në muze. Nuk dihet saktë se kush e ka realizuar veprën, por disa ekspertë besojnë se nxënësi i leonardos, Giacomo Alibrandi, mund ta ketë bërë atë në fillim të viteve 1500. Ndërkohë që akoma më të mistershme atë e bëjnë edhe zërat se ajo mund të jetë një pikturë origjinale e da vincit. Ky i fundit vdiq në 16519 dhe vetëm më pak se 20 vepra të tij njihen. Salvator mundi origjinal i është nënshtruar një restaurimi por përpjekjet nuk kanë qenë shumë të frytshme. Kjo sidoqoftë nuk i zbraps blerësit me pikturën që është bërë një nga më të shtrenjtat e shitura ndonjëherë në ankand, për një rekord prej 450 milionë dollarësh, në 2017.

Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50