Top News – Policia gjatë protestës/DW- i doli gjendja nga kontrolli!
10/12/2020 10:27

Protesta e shoqërisë civile një dite më parë që mori kthesë të dhunshme, u shoqërua me sulme ndaj institucioneve shtetërore, tentativa të protestuesve për të hyrë brenda Kryeministrisë, zjarr pemëve të Krishtlindjes dhe përdorim të gazit lotsjellës nga policia, thotë DW. Në pasqyrimin e bërë situatës së tensionuar të një dite më parë, gjigandi mediatik gjerman thekson shkrimet në parulla, “Drejtësi për Klodianin” dhe dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi. Shqipëria aty cilësohej nga demonstruesit si "jo funksionale dhe fallco”, thotë DW. Përshkrimi vazhdon më tej duke treguar sesi protesta kaloi nga paqësore në dhunë ndaj policisë dhe institucioneve shtetërore. Tensionet me policinë nisën para Ministrisë së Brendshme, kur protestuesit qëlluan me sende të forta godinën e kësaj Ministrie dhe me hurma, frutin që kishte në duar i riu Klodian Rasha, kur u qëllua me armë zjarri. "Hurmat nuk vrasin” lexohej në parullat e protestuesve. Protestuesit i vunë flakën Pemës së Krishtlindjeve në Sheshin Skënderbe, ndërsa gjendja u tensionua më tej kur protestuesit u spostuan nga Ministria e Brendshme, para Kryeministrisë. Pasi qëlluan me sende të forta derën kryesore të kryemistrisë ata tentuan të hynin brenda. Situata doli jashtë kontrollit të policisë kur protestuesit dhe forcat e policisë patën përplasje fizike dhe u rivendos kur mbërritën forcat speciale, që përdorën ujë me presion ndaj protestuesve. Burime konfidenciale nga Policia thanë për Deutsche Wellen, se efektivi i Forcave speciale është në gjendje të rënduar psikologjike. Të njëjtat burime pohuan se në Shqipëri mungon shërbimi psikologjik për efektivat e policisë, që në punën e tyre të përditshme ndeshen me anën e errët të shoqërisë, me krimin, gjë që sjell pasoja negative në shëndetin e tyre mendor. Pandemia Covid-19 ka shkaktuar një stres të madh edhe mes efektivave të policisë që duhet të kontrollojnë zbatimin e masave kufizuese, distancimin social, vendosjen e maskave. Mungesa e shërbimit psikologjik për të menaxhuar stresin shkakton edhe veprime të tilla, argumentuan të njëjtat burime.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00