Policia shqiptare e vendosur në gjendje gatishmërie të plotë që prej mëngjesit të 31 dhjetorit vijon patrullimet në rrugët interurbane me misionin për të rritur parametrat e sigurisë rrugore. Monitorimi ka vijuar këtë të shtunë në akset Tiranë-Durrës, Tiranë-Elbasan, Tiranë-Lezhë dhe Fier-Vlorë-Fier, si dhe në Rrugën e Kombit, për të parandaluar aksidentet rrugore qe vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara. Monitorimi në të gjitha rrugët e vendit është kryer, me dragera, për të parandaluar ngjarjet rrugore që vijnë si pasojë e drejtimit të mjeteve nën efektin e alkoolit.