Top News – Polici që vrau Klodianin/ Prokuroria-akuza ‘Vrasje me dashje’
16/12/2020 13:14

Efektivi I policisë Nevaldo Hajdaraj që qëlloi për vdekje të riun Klodian Rasha do të përballet tashmë me akuzën ‘Vrasje me dashje’. Prokuroria e Tiranës ka konkretizuar akuzën penale për efektivin e repartit ‘Shqiponja’ i cili qëlloi dy herë me armën e shërbimit ndaj Klodian Rashës, në orët e para të mëngjesit të datës 8 dhjetor, duke i shkaktuar humbjen e jetës 25 vjeçarit. Fillimisht akuza që rëndonte mbi policin ishte ajo e "tejkalimit të kushteve të vetëmbrojtjes" me anë të së cilës rrezikonte vetëm 7 vite burg, por pas analizimit të provave prokuroria ka vendosur që ta ndryshojë atë. Me akuzën e re ‘Vrasje me dashje’ që ka ngritur prokuroria, efektivi I policisë Nevaldo Hajdaraj rrezikon një dënim deri në 20 vite burg. Prokuroria ka siguruar dhe ka sekuestruar pamjet filmike të subjekteve përreth vendit të ngjarjes të cilat japin një tablo më të qartë të dinamikës së saj. Prokuroria bën me dije se policia Nevaldo Hajdaraj ka qëlluar nga një pozicion i shtrirë drejt Klodian Rashës, njësoj siç ka qenë dhe në dëshminë e efektivit. Filmimi ka zbuluar se I riu ,është qëlluar nga polici teksa ishte duke u larguar me vrap në rrugicën që të çon drejt banesës së viktimës. Polici ka marre pozicionim per te qelluar dhe ka hapur zjarr dy here me armen e sherbimit. Në bazë të këtyre provave prokuria ka konkluduar në ngritjen e akuzës për ‘Vrasje me dashje. Ndërkohë për armën e gjetur rreth 100 metra pranë vendit ku u vra Klodian Rasha, në një pellg me ujë, nuk është identifikuar ende se kujt I përket. Prokuroria njofton se ka administruar aktin e ekspertimit balistik të pistoletës, por ende nuk dihet se se në çfarë rrethanash ajo armë u gjend pranë vendgjarjes.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00