Top News – Plazhi i Varosha-s/ Rihapje e dhimbshme pas 46 vitesh
09/10/2020 16:05

Për të parën herë në 46 vite, publiku u lejua të shkelte në plazhin e Varoshës, në pjesën e qipros turke në veri të ishullit, në një lëvizje të polemizuar të ndërmarrë nga kryeministri që nuk njihet nga ndërkombëtarët e që kandidon në zgjedhje të dielën. Qindra njerëz kapërcyen një portë që ruhej nga policia turko-qipriote më parë, për të ndjekur rrugën e mbuluar së fundmi me asfalt që të con në një plazh që ka qenë margaritari i asaj që dikur ka qenë një resort turistik luksoz, në famagusta. Rruga ishte e mbushur me shirita policie që kishin si qëllim ti mbanin kalimtarët larg shtëpive pa dritare dhe lokaleve të ndryshkura, disa të gllabëruar nga bimësia e dalë nga kontrolli prej dekadash. Banorët greko-qipriotë të varoshës, u larguan kur trupat turke avancuan në 1974, kur Turqia pushtoi pjesën veriore pas një grushti shteti të mbështetësve të bashkimit me greqinë. Zona u vendos nën kontroll ushtarak turk dhe u izolua duke u lënë të rrënohet nga koha. Për disa, si një grua me flamurin turk dhe turkoqipriot mbi supe, ky ishte një moment gëzimi...për të tjerë, si ata të lindur në varosha por që ndiqnin pamjet nga televizioni në Nikozia, ishte një moment hidhërimi. Këta të fundit madje, organizuan edhe një protestë mbrëmjen e të enjtes në një pikë kalimi përgjatë zonës që kontrollohet nga komet e bashkuara, për të kundërshtuar hapjen. “Si mundemi të mos zemërohemi nga ajo që pamë sot. Varosha duhej ti dorëzohej pronarëve të saj të ligjshëm. Ky është presion psikologjik”, thotë kryebashkiaku greko-qipriot i famagustës, Simos Ioannou Press.

Top News – Koloneli i Putinit hidhet në erë / ‘Pritë’ në Shën Petersburg, makina shpërthen në flakë
13/11 10:17
Top News – Musk ndëshkon Ukrainën sërish / Zelenski: Shpejtësia e Starshield është kufizuar
13/11 10:17
Top News – Godet fabrikën e raketave në Ukrainë / Errësirë dhe acar, Rusia, sulm masiv gjatë natës
13/11 10:14
Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57