Top News – Plazhet plot, por pa roje bregdetare! Asnjë siguri, pushuesit frikë nga mbytjet
21/06/2021 20:09

Çelja e sezonit turistik vjen me një risk të shtuar për pushuesit, të cilët do të frekuentojnë bregdetin shqiptar në këtë sezon veror. Tipologjitë e plazheve nga jugu në veri të Shqipërisë janë të ndryshme e megjithatë kanë një të përbashkët, mungesën e rojeve bregdetare. Fillimi i këtij sezoni erdhi me ndryshime të mëdha në plazhet shqiptare, të cilat kryesisht prekën biznesin e vogël, duke i privuar nga lejet përkatëse apo edhe duke dyfishuar taksën e përdorimit të hapësirës. Megjithëse taksa është rritur, e për pasojë edhe të ardhurat e mbledhura nga plazhet, duket se këto të ardhura nuk po shkojnë për të siguruar jetën e qytetarëve në plazhe. Edhe pse ekziston një ligj i posaçëm që prej vitit 2002, për emërimin në detyrë të rojeve të plazhit në çdo kullë vrojtimi në bregdet, implementimi i këtij ligji në praktikë, duket se ka ngelur në harresë. Në “Gjirin e Lalzit” në Durrës, sidomos gjatë fundjavës, janë të shumtë turistët që zgjedhin këtë bregdet për të pushuar e megjithatë kullat e vrojtimit vijojnë të ngelen bosh. Sezonin e kaluar turistik, edhe pse numri i turistëve ishte i ulët për shkak të koronavirusit, u shënuan plot 20 humbje jetësh në det, ndërkohë që sivjet ende në fillim të sezonit veror, plazhi i Velipojës u njoh me një rast humbjeje jete. Shifra këto të cilat rrisin edhe më shumë emergjencën e pajisjes të plazheve me shpëtimtarët e ujit. Në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes ka një zë të veçantë, i cili i dedikohet pikërisht rojeve bregdetare, sipas ligjit, e megjithatë personeli në këtë aspekt, jo vetëm në plazhet publike por edhe ato private, mungon.

Top News- “Ja do vdesim, ja do rrojmë”, protestuesi merr flakë, çfarë ndodhi në protestën e PD
22/12 21:41
Top News- Policia marshon drejt Ministrisë së Brendshme, “në ndjekje” të protestuesve
22/12 21:20
Top Channel/ Kërkesat e opozitës në shesh/ PD njofton se tubimet do të vazhdojnë
22/12 20:52
Top Channel/ Bomba molotovi drejt Kryeministrisë, 1300 policë në luftë me protestuesit
22/12 20:51
Top Channel/ PD nis protestat kombëtare pas 5 foltoresh para kryeministrisë
22/12 20:51
Top Channel / Shpërndahen protestuesit, punëtorët e bashkisë nisin pastrimin e rrugëve
22/12 20:36
Top Channel/ Pas bombave molotov te Kryeministria, Berisha ‘shëtitje” deri te Kuvendi
22/12 20:36
Top News- Molotovë drejt Kryeministrisë, plasin flakët…momenti i tensioneve
22/12 20:11
Top Channel/ Pengmarrje dhe dhunë, zbardhet dosja e SPAK për AKSHi, skema që përdorej
22/12 20:03
Top News- Protestuesi provokon policët, nis dhuna në protestë
22/12 19:59
Top News- Përplasen makinat në Fier/ Aksident dhe në Lukovë, plagoset 15-vjeçari
22/12 19:57
Top Channel/ Protesta, Berisha: Edi Rama është bëjnë kufomë politike, funerali do ja bëjmë ne
22/12 19:46
Top Channel/ “Na pyesin, çfarë do bëjnë këta?”, Berisha: Ja do vdesim ja do rrojmë për liri
22/12 19:43
Top Channel/ Berisha: Ramën do ta heqim, askush mos të ketë iluzion që ai ikën me votë, kurrë
22/12 19:42
Top Channel/ Protesta, Berisha: Një prokuror guximtar pezullojë zëvendëskryeministren
22/12 19:40
Top Channel/ Protesta para Kryeministrisë, kreu i PD: Ja ku jemi sot, më të vendosur se kurrë
22/12 19:40
Top Channel/ Protesta e PD, Berisha: Rama, hidhi sytë këtij Bulevardi, nuk do njihesh më si…
22/12 19:40
Top Channel/ I riu demokrat: Ne jemi e ardhmja, ne do e çojmë Shqipërinë në Evropë
22/12 19:23
Top Channel/ “O Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do”, protestuesit brohorasin për liderin e PD-së
22/12 19:05
Top Channel/ Elda Hoti: Ne nuk kemi qeveri, t’i rrezojmë një orë më parë
22/12 19:02
DIGITALB DIGITALB