Top News – Raketa e re e Trumpit që ndalon Kinën/ Rreze veprimi 500 km, ‘ndryshon rregullat e lojës’
29/07/2025 14:51

Një garë e ethshme armatimi mes SHBA-së dhe Kinës është duke u zhvilluar në Paqësor, ndërsa fati i Tajvanit varet në fije të perit. Uashingtoni dhe aleatët e tij po përpiqen t’i paraprijnë aftësive kineze, duke e çekuilibruar Pekinin që me gjasë po mendon të nisë një pushtim të tajvanit, një ditë. Në zemër të strategjisë amerikane është një teknologji e re që ka aftësinë të shkaktojë humbje shkatërruese në marinën kineze: raketa sulmi precize PrSM ose prizma. Raketa sapo është testuar në Australi, ku goditi një objektiv më shumë se 300 km larg, duke shënuar herën e parë që arma e prodhuar nga Lockheed Martin është përdorur nga një aleat i SHBA-së. Mund të qëllohet me sisteme artilerie Himars të prodhuara në Amerikë ose me sisteme artilerie britanike MLRS: lëshues raketash që u përdorën së fundmi nga Ukraina për të kryer kundërsulme ndaj forcave ruse dhe për të goditur thellë brenda territorit armik, duke penguar përparimin e Moskës. Deri më sot, këta lëshues janë përdorur me raketa Atacms, të cilat kanë qenë në shërbim prej më shumë se tre dekadash, me një rreze maksimale prej rreth 300 km. Por thuhet se Prizma ka një rreze prej më shumë se 500 km, me potencialin që kjo të përmirësohet në variantet e ardhshme. Dhe në fluturimin e fundit testues në Australi, raketa arriti shpejtësi 4,000 km/orë, duke lënë pas sistemet e tjera.

Top Channel/ Momenti i plagosjes së deputetit Hoti, niset drejt policëve dhe qëllohet me plumb gome
29/11 15:20
Top Channel/ Protesta, kthehen gurët dhe gazi/ Tension edhe në ditën e Çlirimit
29/11 15:17
Top Channel/Rama: Nuk ka krizë në ndërtim/”Dikur vetëm me bojë, tani fitojmë konkurse ndërkombëtare”
29/11 15:16
Top Channel/ Projekti për barnat/ Kompani nga qeveria për furnizimin e spitaleve, bizneset kundër
29/11 15:12
Top Channel/ Reagon Avokati i Popullit/Hetimi për dhunën, të ruhen videot dhe komunikimet e policisë
29/11 15:07
Top Channel/ Arrestohet artistja me molotovë / Në pranga edhe 13 persona të tjerë, 19 nën hetim
29/11 15:03
Top Channel/ Mbeti i shtrirë mes bulevardit, deputeti Kliti Hoti lëndohet me plumb gome
29/11 15:02
Top Channel/ Sërish përplasje mes policisë e protestuesve, efektivët arrestojnë disa prej tyre
29/11 15:00
Top News- Tritol lokalit në Fier! Shpërthim me lëndë plasëse dhe në Ksamil
29/11 14:57
Top News- Flamingot ndalen në Pogradec, shijojnë liqenin për pak çast
29/11 14:52
Top Channel/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarrë dhe gurë, policia përgjigjet me gaz & plumba gome
29/11 14:32
Top Channel/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve, efektivët kryejnë disa arrestime
29/11 14:31
Top News- “Lëshoje djalin, kriminel”, plas në protestë, policia spraj me piper drejt protestuesve
29/11 14:21
Top News- Dëbora dhe ngricat përfshijnë vendin, ARRSH: Të gjitha akset rrugore të hapura
29/11 14:07
Top Channel/ Përshkallëzon protesta para Kryeministrisë, protestuesit sulmojnë me fishekzjarrë
29/11 14:05
Top News- I ftohti përfshin vendin, ngrin verilindja e juglindja, reshje bore
29/11 13:52
Top Channel/Protesta në Tiranë, me flamuj në duar, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë
29/11 13:32
Top Channel/ Flamingot rikthehen në Pogradec, pamje të veçanta në brigjet e liqenit të Ohrit
29/11 13:16
Top News – U godit në sy, MSH sqaron gjendjen e protestuesit që u plagos në protestë
29/11 12:53
Top Channel/Homazhe për 29 Nëntorin, rrëfimi i nënës që humbi të birin 26-vjeçar në krye të detyrës
29/11 12:52