Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, ka pezulluar nga detyra Shefin e Komisariatit të Policisë Shkodër, Shefin e Stacionit të Policisë Velipojë dhe një efektiv tjetër pasi nuk kishin përmbushur detyrën, duke mos marrë masa për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Një mesazh I ardhur në postën elektronike të Hitës, ku denoncohej një rast i kultivimit të drogës në një territor të hapur, lehtësisht të verifikueshëm në një zonë fushore, në fshatin Reç I Ri detyroi kryepolicin që të organizonte një operacion me qëllim kapjen e autorëve. Gjatë operacionit u gjetën të kultivuara 7446 bimë kanabisi.