Minsitri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete ishte pjesë e ministerialit të Shkupit, ku u prezantua Plani i ri Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Ky plan përfshin 6 miliardë Euro grante dhe kredi dhe synon të sjellë përfitime për vendet e Ballkanit Perëndimor përpara anëtarësimit në Bashkimin Europian. Të pranishëm në ministerial ishin Ministrat e Financave dhe Ekonomisë të Ballkanit Perëndimor, Kryenegociatorët, Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit dhe përfaqësues të tjerë të Bashkimit Europian.