Top News – Plani i Microsoft/ 850 milionë euro investim në Greqi
05/10/2020 18:16

Microsoft planifikon të realizojë një prej investimeve më të mëdha të huaja në Greqi, nje lëvizje për të cilën Athina zyrtare thotë se do t`I japë një shtysë të fortë sipërmarrjes e do të inkurajojë edhe kompani të tjera të mëdha të investojnë në vend. Projekti I koncernit të njohur është të hedhë së shpejti rreth 850 milionë euro në shtetin helen. Një dhuratë e shumëpritur kjo për qeverinë grekë që lufton prej kohësh me papunësinë në vend. Investimi do të jetë praktikisht më I madh I gjigandit amerikan të teknologjisë përgjatë 28 viteve që operon në Greqi, tha presidenti I Microsoftit, Brad Smith. Ky vendim sipas tij tregon besim në ekonominë greke, popullin dhe ekzekutivin e “këtij vendi”. Së bashku me kryeministrin grek Kiriakos Mitsotakis, Smith sqaroi se janë planifikuar edhe trajnime në fushën digjitale për rreth 100.000 punonjës të sektorit publik dhe të atij privat. Kjo është pjesë e marrëveshjes.Greqia e kishte marrë pjesërisht veten kohët e fundit nga kriza e gjatë ekonomike dhe financiare. Megjithatë, pas shpërthimit të krizës së koronavirusit, papunësia u rrit përsëri: nga 16.4 përqind në fillim të vitit në 18.3 në qershor. Pamjet: AFP

Top Channel/ Rusi-Ukrainë, pakt për naftën? Presioni i Trump zbut Zelenskyn
14/09 23:08
Top News- Fluturimi përfundon në tragjedi, avioni rrëzohet dhe shpërthen në flakë
14/09 23:00
Top News- “Dronët rus nuk na trembin”, NATO i tregon dhëmbët Putinit pas sulmit me dron
14/09 22:50
Top News- Korrupsioni e skandalet ‘zhytin’ Ukrainën! Zelensky sërish në hall, buzëqesh Putin
14/09 22:44
Top Channel/ Trump, ultimatum për “AI”, Presidenti amerikan kundër ngadalësimit të ritmit:Ide kineze
14/09 20:00
Top News- Bashkëpunimi me Kinën në AI/ SHBA paralajmëron Serbinë- Zgjidh partnerë të besueshëm
14/09 17:25
Top News- Ratko Mlladiç në PE/ Debat për lartësimin e ‘Kasapit të Bosnjes’ nga Serbia
14/09 16:27
Top Channel/ “Po afroheni pak si shumë me Kinën”, SHBA paralajmëron Serbinë: Kujdes me AI-n!
14/09 15:11
Top News – ‘Ulni ritmin e IA’. Deklarata e shefit të Anthropic shkakton ‘tërmet’ në bursa
14/09 14:05
Top News – Huthit të pandalshëm. Zgjerojnë territorin, sulmet saudite nuk i frenojnë dot
14/09 13:16
Top Channel/Vandalizohet statuja e Charlie Kirk në SHBA, mister autori:Po shihen kamerat e sigurisë!
14/09 12:22
Top News – Putin sulmon trenin diplomatik. Boris Johnson dhe ish-kreu i CIA-s në shenjestër
14/09 12:19
Top News – E djathta ‘frikëson’ pushtetin. Gara në Suedi, e majta kryeson me diferencë minimale
14/09 12:14
Top Channel/ Më në fund një fitore, CDU merr Saksoninë e Poshtme: AfD del forcë e tretë!
14/09 12:10
Top News – Nafta mbi 108 dollarë për fuçi. Tensionet në Hormuz rrisin frikën për furnizimet globale
14/09 11:55
Top Channel/Sulmi rus pranë kufirit polak, shpëtuan “për fije” ish shefi i CIA-s dhe Boris Johnson!
14/09 11:37
Top Channel/ Mes goditjeve të Moskës, Trump kritikon Kievin: Ndaloni sulmet ndaj naftës ruse!
14/09 11:37
Top Channel/ Rusia godet trenin ukrainas afër Polonisë, evakuohet treni ku udhëtonte Boris Johanson
13/09 23:03
Top News- ‘Si të vrasë shokët e shkollës’, adoleshenti pyet ChatGPT…alarmohet FBI
13/09 15:39
Top Channel/ Mbyllet aeroporti në Lituani! Dronët alarmojnë Naton, Kushner: Vetëm një kusht për…
13/09 15:25