Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka arritur të sigurojë edhe një mandat 5 vjeçar për të udhëhequr Francën, një nga shtetet kryesore të BE-së. Por vetem 3 muaj më parë, presidenti francez kishte shpalosur edhe vizionin e tij për Ballkanin Perëndimor në një fjalim në Parlamentin Europian. Në një fjalim gjatë janarit, kur Franca mori kryesimin e BE-së, Macron ka folur ndër të tjera për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe synimet që ka shteti i tij gjatë udhëheqjes 6 muajshe me unionin.