Dy shtetas shqiptarë janë gjetur të plagosur me thikë në zonën e Villa Raspa di Spoltore në Pescara të Italisë. Mediat italiane bëjnë me dije se dy burrat u gjetën të shtrirë në rrugë nga një kalimtar i rastit dhe ka qenë ky i fundit ai që lajmëroi policinë dhe ambulancën për ngjarjen e ndodhur. Shqiptarët u identifikuan nga policia italiane si Elvis Balani 41 vjeç dhe Leon Cako 39 vjeç. Ata u dërguan me urgjencë në spital për të marrë mjekim të menjëhershëm.