Sinjale pozitive vijnë nga Edoardo Bove që gjatë ndeshjes të së dielës me interin pësoi një kolaps në fushën e lojës duke i mbajtur në ankth të gjithë të pranishmit në Artemio franchi. Mesfushori i Fiorentinës kaloi një natë të qetë në spitalin Careggi ku u shtrua në terapi intensive. Mëngjesin e kësaj të hëne ai doli nga intubimi, ishte i kthjellët dhe iu përgjigj pyetjeve.