Një përdorues në rrjetet sociale është përballur me një lumë kritikash pasi ndau me ndjekësit e tij pamje nga një akuarium me peshkaqenë që ka në banesën e tij. Burri, i cili jeton në Sydney, Australi, tregonte në video akuariumin gjigant 20 mijë litërsh që ka në vilën e tij. Në pamje shihet procesi i ndërrimit të ujit, të cilin ai e siguronte nga një automjet i parkuar jashtë shtëpisë së tij.