Ka nisur me debate të forta mbledhja e dytë e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit që shpesh herë konsiderohet nga opozita si “Masakra zgjedhore”. Menjëherë pas prezantimit nga kreu i Komisionit Enkelejd Alibeaj, zv/kryetari Toni Gogu kërkoi që të miratohet në parim dhe të votohet rendi i ditës, por kjo kërkesë është kundërshtuar nga deputeti i PD-së, Gazment Bardhi duke nënvizuar se është në kundërshtim me rregulloren.