Një përplasje e fortë erdhi të hënën në mëngjes mes Kievit dhe Moskës, pasi flota ruse në Detin e Zi zmbrapsi një sulm me dron në portin e Krimesë të Sevastopolit në orët e para të mëngjesit të së hënës. Lajmi u konfirmua nga guvernatori i qytetit përmes një postimi në rrjetet sociale. “Sipas informacioneve të fundit, një dron u shkatërrua, ndërkohë që dyti shpërtheu vetë. Tani qyteti është i qetë,” shkroi guvernatori Mikhail Razvozhaev.