Autoritetet italiane kanë saktësuar se të shtënat me armë mbrëmjen e së shtunës në qendrën e qytetit të Frosinones nuk kanë qenë përplasje mes shqiptarëve dhe marokenëve, por përplasje mes dy bandave shqiptare që vepronin në zonë. Policia korrigjon edhe informacionin e dalë në media, sipas të cilit janë dy persona të vdekur. Sipas policisë, i vdekur ka mbetur vetëm 27 vjeçari shqiptar Kasem Kasemi, ndërsa tre persona të tjerë, po shtetas shqiptarë kanë mbetur të plagosur.