Top News-Përplasja Krivokapiç-Abazoviç / Mali i Zi në krizë, be kërkon zgjidhje përmes dialogut
22/01/2022 14:39

Që nga momenti kur u paralajmërua mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiç në Mal të Zi filluan akuzat mes Kryeministrit dhe Zv/kryeministrit, protestat në rrugë dhe së fundmi erdhi edhe propozimi për shkarkimin e Kryetarit të Parlamentit, Aleksa Beçiç. Në një situatë të tillë plot tensione, kryetarja e Delegacionit të BE-së në Podgoricë, Oana Kristina-Popa u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë në Mal të Zi që të punojnë për uljen e tensioneve dhe ta zgjidhin situatën aktuale, përmes konsultimeve të ndërsjellta dhe konsensusit. "Mali i Zi ka legjitimitet demokratik. Është shtet demokratik dhe duhet t'i zgjidhë problemet në institucionet shtetërore, jo në rrugë”, thotë Popa. Thirrja nga BE vjen në kulmin e një krize politike të shkaktuar nga një mocion mosbesimi ndaj qeverisë, i iniciuar nga zëvendëskryeministri Dritan Abazovic dhe propozimi i fundit i kryeministrit Zdravko Krivokapiq për shkurtimin e mandatit të Kuvendit. Kryetari i Kuvendit, Aleksa Beçiç, ka caktuar votimin më 4 shkurt, fillimisht për shkurtimin e mandatit të kuvendit, e më pas për nismën për mocionin ndaj qeverisë. Vendimi për shkurtimin e mandatit të kuvendit ose për rrëzimin e qeverisë merret me shumicën e votave të të gjithë deputetëve.

Top Channel/ Ambasadori shqiptar mbyll mandatin në Shkup: Shqipërinë e gjeta këtu
26/11 15:21
Top News – Serbët zgjedhin për festa / Votojnë për presidentin e ri, Vuçiç mund t’i bojkotojë
26/11 13:57
Top News- Kroacia bllokon Malin e Zi / Nuk ka BE me kërkesa për të rishqyrtuar kufijtë
26/11 13:32
Top News- Greqia hap 20 qendra falas për Alzheimerin/ Kujdes në shtëpi dhe mbështetje për familjarët
26/11 10:34
Top News – Vuçiç i dha pasaportë djalit të Kadyrovit/ E mori me mbiemër tjetër për të hyrë në BE
25/11 10:06
Top News- Grevë e administratës publike / Kundër rritjes së çmimeve, Greqia paralizohet për 24 orë
25/11 10:02
Top News – “Paga mesatare 1800 euro”/ Mitsotakis bën premtimin për vitin 2030
24/11 13:14
Top News – ‘Po më arrestuat, djeg Serbinë’. Vuçiç kërcënon studentët me ‘grevë urie’ e protesta
23/11 19:30
Top News – Bojkot në zgjedhjet presidenciale? /Vuçiç paralajmëron grevë urie në rast arrestimi
23/11 14:31
Top News – Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi/ Hoxha takon Gerapetritis, në fokus dhe integrimi
23/11 13:19
Top News- Parandalohet sulmi në shkollë/ 14-vjeçari do hakmerrej kundër shokëve pasi e bullizonin
23/11 10:58
Top News – Jo më Reality-TV, javë me 4 ditë pune / Serbi, qeveria e studentëve kërkon ndryshime
22/11 14:38
Top News- 15 kg drogë në valixhe! Arrestohet shqiptari në Athinë, sapo zbriti në aeroport
22/11 13:15
Top News-Nga një GTA 6 për pensionistët/Mitsotakis njofton shpërblimin e fundvitit për të moshuarit
20/11 18:27
Top News-Studentët serbë përplasen me BE / Shkak plani për rishqyrtimin e marrëveshjeve me Kosovën
20/11 13:39
Top Channel/ Bosnja i ndalon hyrjen Radoicicit: “Mund të jetë larguar drejt Rusisë”!
20/11 12:18
Top Channel/ Parlamenti serb e nis me Kosovën/ Bakić përplaset me Vuçiçin: Çfarë ndodhi me…
20/11 12:18
Top News – Studentët zgjedhin Aleksandër Çupiç/Serbi, një profesor transporti në krye të parlamentit
19/11 15:23
Top News – Të djathtët ‘dëbojnë’ Vuçiç. Partitë Popullore diskutojnë pezullimin e partisë së tij
19/11 12:10
Top News – Incidenti me këngën serbe. Kos telefonon Kurtin pas incidentit: I kërkova ndjesë
18/11 20:40