Top News – ‘Përplasen’ vijat e kuqe…SHBA dhe Irani në bisedime të reja bërthamore
23/05/2025 12:01

Negociatorët iranianë dhe amerikanë do të rifillojnë bisedimet të premten në Romë për të zgjidhur një mosmarrëveshje që zgjat prej dekadash mbi ambiciet bërthamore të Teheranit, pavarësisht paralajmërimit të udhëheqësit suprem të Iranit se arritja e një marrëveshjeje të re mund të jetë e pamundur për shkak të përplasjes së vijave të kuqe. Rreziqet janë të larta për të dyja palët. Presidenti Donald Trump dëshiron të kufizojë potencialin e Teheranit për të prodhuar një armë bërthamore që mund të shkaktojë një garë rajonale të armëve bërthamore. Irani, nga ana e tij, dëshiron të heqë qafe sanksionet shkatërruese mbi ekonominë e tij të bazuar te nafta. Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araqchi dhe i dërguari i Trump në Lindjen e Mesme, Steve Ëitkoff, do të zhvillojnë një raund të pestë bisedimesh, të ndërmjetësuara nga Omani, pavarësisht se Uashingtoni dhe Teherani kanë mbajtur një qëndrim të ashpër publikisht mbi pasurimin e uraniumit të Iranit. Edhe pse Irani këmbëngul se bisedimet janë indirekte, zyrtarët amerikanë kanë thënë se diskutimet, përfshirë raundin e fundit më 11 maj në Oman, kanë qenë si "të drejtpërdrejta ashtu edhe të tërthorta". Teherani dhe Uashingtoni kanë thënë të dy se preferojnë diplomacinë për të zgjidhur ngërçin, por mbeten thellësisht të ndarë në disa vija të kuqe që negociatorët do të duhet t'i kapërcejnë për të arritur një marrëveshje të re bërthamore dhe për të shmangur veprimet ushtarake në të ardhmen. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha të martën se Uashingtoni po punon për të arritur një marrëveshje që do t'i lejonte Iranit të ketë një program të energjisë bërthamore civile, por jo të pasurojë uranium, ndërsa pranoi se arritja e një marrëveshjeje të tillë "nuk do të jetë e lehtë". Udhëheqësi Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, i cili ka fjalën e fundit për çështjet shtetërore, hodhi poshtë kërkesat e Uashingtonit që Teherani të ndalojë pasurimin e uraniumit duke i quajtur ato "të tepërta dhe të egra", e duke paralajmëruar se bisedimet nuk ka gjasa të japin rezultate.

Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04