Top News – ‘Përmbyti Evropën me kokainë’ / Shkatërrohet karteli nga Ballkani, kapen 2.6 ton
28/09/2021 12:11

Agjencitë për zbatimin e ligjit nga tetë vende evropiane kanë shkatërruar një kartel të drogës nga Ballkani, duke akuzuar 61 persona. Gjatë operacionit janë konfiskuar më shumë se 2.6 ton kokainë. Agjencia evropiane e policisë, Europol, tha se ky kartel kishte “përmbytur Evropën me kokainë”. Transporti i drogës për në Evropë bëhej nga Amerika e Jugut përmes Spanjës. Në këtë operacion ndërkombëtarë u angazhuan agjencitë e sigurisë nga Serbia, Bosnje dhe Hercegovina, Sllovenia, Kroacia, Spanja, Gjermania, Shtetet e Bashkuara dhe Kolumbia. “Kjo organizatë kriminale përbëhej kryesisht nga kriminelë serbë, kroatë, malazezë dhe sllovenë si dhe kishte një rrjet të shtrirë në disa vende”, tha Europol. Gjatë disa muajve, agjencitë e policisë mblodhën informacione duke bërë që autoritetet spanjolle në muajin mars të bastisnin disa qytete dhe të arrestonin 13 individë, përfshirë një oficer policie që punonin me kartelin. Atëbotë ata po përgatiteshin për të pranuar një dërgesë droge nga Amerika e Jugut. Operacioni kishte vazhduar edhe në muajin maj, kur 48 pjesëtarë të grupit kriminal ishin akuzuar në Slloveni. Ata akuzoheshin për shpërndarje të kokainës dhe marihuanës në të gjithë Evropën. Dhjetë nga të dyshuarit janë nën arrest. Gjatë aksionit për shkatërrimin e kësaj bande kriminale janë sekuestruar 2.6 tonë kokainë dhe 324 kilogramë marihuanë, si dhe makina luksoze dhe gati 700.000 dollarë në para të gatshme. Europol nuk bëri të ditur se pse e bëri njoftimin disa muaj pasi është zhvilluar operacioni.

Top Channel/ Trump: Putin do i japë fund luftës, ka shumë urrejtje me Zelenskyn
17/10 23:25
Top Channel/ Grenell sulmon gjykatën speciale, Emisari i Trump: Janë jashtë kontrollit
17/10 23:24
Top News- Putin në telashe për takimin me Trump, Evropa i ka mbyllur dyert
17/10 22:49
Top News- Trump gati të shuaj luftën e radhës! Zelensky në Uashington, i propozon tregti armësh
17/10 21:14
Top Channel/ Sytë nga Shtëpia e Bardhë, Trump takon Zelenskyn! A do ja japë super-raketat?
17/10 19:59
Top News- ‘Përgatituni për emergjencat’/ Gjermania mobilizon qytetarët, frikë edhe për sulme
17/10 16:36
Top News – 3200 kilometra për të shkuar te Trumpi / Putin, udhëtim ‘poshtërues’ për në Hungari
17/10 15:43
Top Channel/ Një kg eksploziv, hidhet në erë makina e gazetarit: “Për pak më vranë vajzën”!
17/10 13:56
Top Channel/ REL: Si mund ta ndihmojnë Ukrainën raketat “shkatërrimtare” Tomahawk!
17/10 12:16
Top News – Sulmet ruse kundër NATO-s janë shtuar / Raporti: 25 për qind më shumë brenda një viti
17/10 12:14
Top Channel/ Biseda me Putin, Trump “ndërron mendje” për Tomahawk? Zelensky mbërrin në SHBA!
17/10 11:26
Top News- Paqe me forcë/ Kancelari gjerman thirrje BE për investime ushtarake
17/10 09:43
Top News- MI5 ndalon Kinën që po tentonte sulm ndaj Britanisë së Madhe, thirrje për masa
16/10 23:15
Top News – Trump e Putin takohen në Hungari, vendimi pas bisedës telefonike mes dy liderëve
16/10 22:26
Top Channel/ E papritur! Trump takon Putin në Budapest javën e ardhshme
16/10 22:06
Top News- Shkurtimi i ndihmave financiare/ OKB: 13.7 milionë njerëz në rrezik urie
16/10 21:15
Top News- Shpresa për armëpushim në Ukrainë/ Trump bisedë me Putin para vizitës së Zelenskyt në SHBA
16/10 20:30
Top News- ‘Mur me dronë’ për mbrojtjen/ KE frikë nga Rusia, miraton planin ushtarak
16/10 19:25
Top News – Mungojnë edhe 19 pengje të tjera / ‘Të humbur në rrënojat e Gazës’, agonia vazhdon
16/10 15:29
Top News – Trump çon bombarduesit në Venezuelë / B-52 në mision, sulme ndaj karteleve të drogës
16/10 15:26
BILETA Portokalli - Bileta