Këtë të premte nis aksioni i policisë për heqjen e mjeteve të palijgshme të transportit publik. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku gjatë takimit që zhvilloi me përfaqësues të Shoqatës së Transportit, pasi këta të fundit kanë përgjysmuar flotën e autobusëve.