Dikur quhej Shërbimi Informativ i Rendit. Më pas mori emrin Shërbimi për Cështjet e Brendshme dhe Ankesave dhe me ndryshimet e tjera ligjore do të quhet Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Në dallim nga Shërbimi për Cështjet e Brendshme dhe AnkesatA, drejtuesi i së cilës emërohet dhe shkarkohet direkt nga ministri i Brendshëm, drejtuesi i Agjencisë më të re bëhet direkt nga Kryeministri i vendit, dhe propozohet nga ministri.