Top News – Përgjimi i aleatëve nga SHBA/ Emmanuel Macron-është i papranueshëm
01/06/2021 11:26

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të hënën se përgjimi i aleatëve nuk ishte i pranueshëm pas raporteve se Agjencia e Sigurisë Kombëtare e Shteteve të Bashkuara (NSA) kishte përgjuar aleatët evropianë. Macron tha se Franca dhe Gjermania po kërkonin qartësi të plotë për atë që ndodhi. "Kjo nuk është e pranueshme midis aleatëve," tha Macron në një konferencë shtypi pas një takimi virtual Franko-Gjerman me Kancelaren gjermane Angela Merkel. NSA përdori një partneritet me njësinë e zbulimit të huaj të Danimarkës për të përgjuar zyrtarë të lartë të vendeve fqinje, përfshirë Kancelaren gjermane Angela Merkel, njoftoi televizioni shtetëror danez DR. Ky zbulim është rezultat i një hetimi të brendshëm të vitit 2015 nëShërbimin e Zbulimit të Mbrojtjes Daneze për rolin e NSA-së në partneritet, tha televizioni DR, duke cituar nëntë burime të paidentifikuara që kishin qasje në hetim. Sipas hetimit, i cili mbuloi periudhën 2012 - 2014, NSA përdori kanalet e informacionit danez për të përgjuar zyrtarë të lartë në Suedi, Norvegji, Francë dhe Gjermani, përfshirë ish-Ministrin e Jashtëm gjerman Frank-Ëalter Steinmeier dhe ish-udhëheqësin e opozitës gjermane Peer Steinbruck. I pyetur mbi raportin, një zëdhënës i kancelarisë gjermane tha se qeveria mësoi për akuzat vetëm kur u pyet rreth tyre nga gazetarët dhe refuzoi të komentojnë më tej. Në Danimarkë, një aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara, janë të instaluara disa stacione kryesore për kabllot nënujore të internetit nga Suedia, Norvegjia, Gjermania, Hollanda dhe Britania. Burimet i thanë DR-së se NSA kishte përgjoi telefonata, tekste dhe mesazhe nga telefonat e zyrtarëve në vendet fqinje.

Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50
Top News – Vjen stuhia e frikshme: Rrini në shtëpi! Rrugët të shkreta, mbyllen shkollat në Portugali
11/11 13:39
Top News – ‘Vilajeti i Mizogjinistanit’ kërcënon Italinë: Do ju shkatërrojmë! Evakuohen 300 shkolla
11/11 13:36
Top News – Irani kërcënon Trumpin / Nuk heq dorë nga uraniumi, asnjë grimcë s’del nga vendi
11/11 13:35
Top News – Sulm terrorist në bazat britanike/Mesazhe të koduara nga burgu, zbardhet komploti iranian
11/11 12:38
Top Channel/ Përplasje në BE për financimin e Ukrainës, kryeministri sllovak: Merz po bën shantazh
11/11 12:25
Top Channel/ “Britma nga ferri’: Sulme ndaj Iranit, telefonatë e tensionuar e Trump me Netanyahu-n!
11/11 12:09
Top News – Numër rekord arabësh në parlamentin e ri / Izrael, Netanyahu një hap më pranë largimit
11/11 11:57
Top News – Trump për Hegseth: Patriot i vërtetë! Sekretari i luftës nuk shkarkohet, dështon hetimi
11/11 11:53
Top News – ‘Hyni të gjithë në bunkerë!’ Po vijnë dronë nga Rusia, NATO ngre avionët luftarakë
11/11 11:52
Top News – Arrestohet ushtari amerikan në Britani / Akuzohet se spiunonte për llogari të Rusisë
11/11 11:52