Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kur zyrtarët në Beograd, përfshirë presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, flasin për dhunë dhe vrasje në Kosovë, ata flasin për vete, "flasin për imagjinatën e mendimet e tyre". Ky reagim u bë një ditë pasi presidenti serb, Vuçiç deklaroi në Beograd se ka informacione për plane se në veri të Kosovës po përgatitet “likuidimi i popullit tonë”, duke iu referuar popullsisë serbe që jeton në Kosovë.