Top News – Përfundon vizitën në Irak/ Papa lutet në rrënojat e Kishës: Ju mbaj në zemër
08/03/2021 12:24

Papa Françesku përfundoi të hënën vizitën e tij historike në Irak. Presidenti irakian Barham Salih e ka shoqëruar 84-vjeçarin me tapet të kuq në aeroportin e Bagdadit. Përgjatë vizitës, të parën të një pape në histori në Irak, ai ka qenë në katër qytete irakiane, duke përfshirë Mosulin, ish-qendrën e grupit ekstremist Shteti Islamik. Të krishterët kanë qenë mes personave të marrë në shënjestër nga shteti islamik kur ata shtinë në dorë rajonin në 2014, duke kryer abuzime të rënda me të drejtat e njeriut. Të dielën, Papa u lut mes rrënojave të kishave në Mosul, ish bastionin e shtetit islamik, para se të takohej atje me besimtarë të krishterë. Ndërsa në një meshë të mbajtur në stadiumin e irbilit, etapa më e rëndësishme e vizitës së tij, ai tha se iraku do të mbetej në zemrën e tij, përgjithnjë. Papa: “paqja është më e fuqishme se lufta dhe Iraku do të mbetet gjithmonë në zemrën timë Lideri i të krishterëve të botës ka realizuar një bisedë edhe me klerikun mysliman shiit, Ayatollah Ali al-Sistani. Me mijëra njerëz morën pjesë në meshën në Irbil, pavarësisht shqetësimeve për koronavirusin. Ekspertët e shëndetit publik kanë shprehur ndërkohë shqetësim që turmat e mëdha të njerëzve mund të ndikonin në përhapjen e koronavirusit, në vendin që po përballet rëndë me pandeminë. Papa dhe pjesëtarët e delegacionit të tij janë vaksinuar kundër koronavirusit, por kjo nuk ka ndodhur me shumicën e irakianëve. Iraku po përballet me një tjetër valë të koronavirusit, të nxitur nga varianti i ri i virusit që është raportuar fillimisht në Britani.

Top Channel/ Alarmohet NATO, raketa e dron rus mbi në Poloni! Trump ultimatum BE
20/11 19:56
Top News- E bujshme nga Gjermania, lehtësohen kontratat e punësimit..ja ndryshimet
20/11 18:58
Top News – Sirenat e alarmit gjëmojnë: Po vijnë raketa/‘Sulm’ rus në Poloni, Hh-101 bie në juglindje
20/11 15:38
Top News – Po ngre një perde të hekurt, të re! / Rusia kërcënon Estoninë pasi mbylli kufijtë
20/11 15:34
Top News – Do shërojë një Francë të kalbur…Ish kryeministri De Villepin hyn në garën për president
20/11 15:23
Top News – Protestuesit në Evropë ‘bashkojnë forcat’ / Kundër kostove të jetesës dhe militarizimit
20/11 15:10
Top Channel/Tensione në Romë, protestuesit përleshen me policinë: Paratë për njerëzit, jo për armët!
20/11 15:02
Top News – Operacioni ‘Frigoriferi i sigurt’/ Britania e Madhe mbron pajisjet nga sulmet kibernetike
20/11 14:40
Top Channel/ Vendim historik në Hagë, Mianmari përgjegjës për vrasjen e mijëra myslimanëve Rohingya
20/11 14:35
Top Channel/ Lista Studentore do të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE: Serbia t`i zbatojë!
20/11 14:33
Top News – 11 ushtri evropiane gati për në Ukrainë / Trupat stërviten në Poloni, mision pas luftës
20/11 14:32
Top News – Evropa në ‘flakë’, tre ditë protesta / Si po përpiqen qeveritë të zbusin krizën
20/11 14:26
Top News – ‘Raketa ruse’ bie në Poloni / NATO ngre avionët, Varshava: Është provokim
20/11 14:24
Top News – Grevë për pagat e shpenzimet publike / Paralizohet Italia, mijëra njerëz në protesta
20/11 14:14
Top News – Britania ‘kthehet’ në BE / Lehtësohet tregtia dhe lëvizja e të rinjve në bllok
20/11 13:51
Top Channel/ Paralizohet Italia, sot i gjithë vendi në grevë: Bllokohet transporti e shëndetësia!
20/11 12:24
Top News – Putin fton liderët evropianë në Moskë /‘Gati’ për bisedime për fundin e luftës në Ukrainë
20/11 12:10
Top News – Garanci si të NATO-s për Ukrainën…Rusia kundërshton idenë amerikane: E papranueshme
20/11 11:59
Top News – Punonjësit bëhen milionerë brenda natës / Anthropic bëhet publik, ‘paguheshin’ me aksione
20/11 11:55
Top News – Hakmerret Putin, goditen 3 ura në Kiev/ Breshëri raketash balistike e dronësh mbi Ukrainë
20/11 11:50