Rreziku i një konfrontimi direkt ushtarak mes dy fuqive bërthamore, Rusisë dhe SHBA-së, po rritet në mënyrë të vazhdueshme, citon agjencia ruse e lajmeve Tass një diplomat të lartë rus. Vladimir Yermakov, shefi i drejtorisë së carmatimit bërthamor në ministrinë e jashtme ruse, tha se Uashingtoni po përshkallëzon rrezikun përmes sjelljes së tij me Moskën.