Pentagoni “i mbylli derën" të mërkurën një propozimi të Polonisë për t'i ofruar Ukrainës avionë luftarakë MiG-29, prodhim rus, duke i tranferuar ato nëpërmjet një baze në Gjermani. Nga ana tjetër zbulimi amerikan tha se dërgimi i avionëve në këtë mënyrë do të paraqiste rrezik të lartë për përshkallëzim të luftës.