Top News- Pavarësisht përplasjeve…/ SHBA dhe Kina kthehen në bisedime tregtare
27/05/2021 15:59

Administrata e presidentit të SHBA-së, Joe Biden ka zhvilluar bisedimet e para tregtare me Kinën. Të dyja palët kanë theksuar rëndësinë e marrëdhënies tregtare midis dy vendeve. Bisedimet online u zhvilluan mes përfaqësueses së Tregtisë së SHBA-së, Katherine Tai, dhe zëvendëskryeministrit kinez, Liu Ai. Zyra e zonjës Tai tha se ajo "prezantoi parimet e politikës tregtare të administratës Biden-Harris dhe angazhimet në rishikimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tregtare SHBA-Kinë, duke ngritur në bisedime gjithashtu çështje shqetësuese".Ministria kineze e Tregtisë tha përmes një deklarate se gjatë bisedimeve kishte "shkëmbime të sinqerta dhe konstruktive", raportoi media shtetërore Global Times. Më herët Tai i tha agjencisë së lajmeve Reuters se SHBA-ja ende përballej me "sfida shumë të mëdha" në marrëdhëniet e tregtare me Kinën. Administrata e ish-presidentit, Donald Trump ishte përfshirë në një luftë tregtare me Kinën, duke vendosur tarifa për disa mallra kineze. Në janar të vitit të kaluar dy ekonomitë më të mëdha në botë nënshkruan një marrëveshje të ashtuquajtur "Faza 1".Përmes asaj marrëveshjeje, Pekini premtoi se do të rrisë blerjet produkteve dhe shërbimeve amerikane me të paktën 200 miliardë dollarë gjatë vitit 2020 dhe 2021. Tai ka thënë se ajo tani po shikon nëse kushtet e marrëveshjes janë përmbushur nga Pekini. Disa ekspertë kanë thënë se Kina e ka zbritur në 40% më pak blerjen e mallrave, transmeton BBC. Deri më tani, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, nuk ka lëvizur nga pozicioni i paraardhësit të tij, Trump, në raport me Kinën. Të dyja palët kanë rënë dakord të vazhdojnë negociatat e tyre. Kina ishte e vetmja ekonomi e madhe që shënoi rritje ekonomike pasi u bë vendi i parë i madh që doli nga pandemia.

Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50
Top News – Vjen stuhia e frikshme: Rrini në shtëpi! Rrugët të shkreta, mbyllen shkollat në Portugali
11/11 13:39
Top News – ‘Vilajeti i Mizogjinistanit’ kërcënon Italinë: Do ju shkatërrojmë! Evakuohen 300 shkolla
11/11 13:36
Top News – Irani kërcënon Trumpin / Nuk heq dorë nga uraniumi, asnjë grimcë s’del nga vendi
11/11 13:35
Top News – Sulm terrorist në bazat britanike/Mesazhe të koduara nga burgu, zbardhet komploti iranian
11/11 12:38
Top Channel/ Përplasje në BE për financimin e Ukrainës, kryeministri sllovak: Merz po bën shantazh
11/11 12:25
Top Channel/ “Britma nga ferri’: Sulme ndaj Iranit, telefonatë e tensionuar e Trump me Netanyahu-n!
11/11 12:09
Top News – Numër rekord arabësh në parlamentin e ri / Izrael, Netanyahu një hap më pranë largimit
11/11 11:57
Top News – Trump për Hegseth: Patriot i vërtetë! Sekretari i luftës nuk shkarkohet, dështon hetimi
11/11 11:53
Top News – ‘Hyni të gjithë në bunkerë!’ Po vijnë dronë nga Rusia, NATO ngre avionët luftarakë
11/11 11:52