Top News/ Patriot e NASAMS me urgjencë në Kiev /SHBA furnizon Ukrainën me raketa të mbrojtjes ajrore
21/06/2024 13:22

Shtëpia e Bardhë njoftoi se do t’i japë përparësi dërgimit në Ukrainë të raketave të fuqishme të mbrojtjes nga ajri, pasi një seri sulmesh ruse me raketa dhe dronë dëmtuan objekte energjetike në të gjithë Ukrainën. Qindra raketa të sapo prodhuara të tipit Patriot dhe NASAMS – që përdoren për mbrojtjen tokë-ajër – do të dërgohen në Ukrainë përpara vendeve të tjera që i kanë porositur ato, tha John Kirby, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare. Ai theksoi se dërgesat e planifikuara për Tajvanin dhe Izraelin nuk do të ndikohen nga kjo lëvizje dhe se vendet e tjera që prisnin dërgesat e ishin "gjerësisht mbështetëse" kur u informuan për vendimin e Uashingtonit. “Natyrisht që nevojitet më shumë dhe nevojitet tani”, tha zoti Kirby për gazetarët gjatë një konference telefonike. “Pra, si rezultat, qeveria e Shteteve të Bashkuara ka marrë vendimin e vështirë, por të domosdoshëm për t’u dhënë përparësi dërgesave në Ukrainë të raketave Patriot dhe NASAMS”. Një sulm rus masiv me raketa dhe dronë gjatë natës dëmtoi objekte energjetike në të gjithë Ukrainën, një ditë pasi vendi njoftoi ndërprerje të energjisë elektrike për shkaqe të lidhura me luftën. Shpërndarësi kombëtar i energjisë, Ukrenergo, tha se një sulm rus gjatë natës në një termocentral shkaktoi dëme serioze dhe plagosi tre punonjës. Sulmet ruse me dronë dhe raketa kanë përgjysmuar aftësitë e Ukrainës për prodhimin e energjisë elektrike krahasuar me vitin e kaluar, tha Presidenti Volodymyr Zelenskyy në fillim të këtij muaji.

Top Channel/ Dënohet rivali i Erdoganit, Imamoglu, nuk kandidon dot për president
16/07 22:51
Top Channel/ Momente tmerri! Izraeli bombardon Sirinë
16/07 19:27
Top News – Rivali i Erdoganit lihet në qeli / Kryebashkiaku i Stambollit, një vit e tetë muaj burg
16/07 15:06
Top News – Italia nuk ka më vend në burgje / Do të lirojë 10 mijë të dënuar për të zbutur krizën
16/07 15:04
Top Channel/ Marta Kos: “Shqipëria po përparon me ritme të shpejta drejt anëtarësimit në BE”!
16/07 14:56
Top News – Izraeli kërcënon Sirinë / Do nisë ushtrinë për të mbrojtur pakicën druze
16/07 14:45
Top News- Grupi terrorist i themeluar në SHBA/Pjesë e atentatit të zyrtarit të inteligjencës në Kiev
16/07 14:41
Top News – Avionët spiunë të NATO-s, ‘mision zbulimi’ mbi Rusi, u nisën nga Britania
16/07 14:37
Top News – 20 viktima në qendrën e ndihmave / ‘U shkelën me këmbë’, tragjedia pa fund e Gazës
16/07 14:36
Top News – Në 50 ditë Putin ‘rrafshon’ Ukrainën / Trump ndryshon qëndrim për luftën, Rusia e sfidon
16/07 14:30
Top News – Valë 20 minutëshe shkatërrimi…Sulm rrufe me raketa e dronë mbi Ukrainë, natë ferri
16/07 12:47
Top News – Ukraina i gëzohet armëve të Trumpit…por ‘djalli fshihet në detaje’, SHBA vetëm fiton
16/07 12:45
Top News – Në rrugë për të prekur Diellin / Sonda hedh dritë mbi kërcënimet hapësinore
16/07 12:38
Top News -‘Ta bëjmë Putinin të ndjejë dhimbjen’/Trump ndërron mendje: Zelenski të mos qëllojë Moskën
16/07 12:33
Top News – Nju Jorku nën ujë, dy viktima / Më e keqja nuk ka ardhur ende, priten më shumë shira
16/07 12:29
Top News – Bisedimet bërthamore nuk do fillojnë / Parlamenti iranian i vendos kushte SHBA-së
16/07 12:29
Top News – Tym i zi dhe llavë përvëluese…Terrorizohen turistët, vullkani islandez shpërthen sërish
16/07 12:18
Top Channel/ Dyfishohen zjarret në Europë, ekspertët: Pasojë e ngrohjes globale!
16/07 12:05
Top Channel/ Mbrojtja e Thacit, Specialja rrëzon mocionin: Nuk hiqen faktet materiale nga aktakuza!
16/07 12:04
Top Channel/ Fried lavdëron Osmanin: Komentet për Trumpin, taktikë e zgjuar!
16/07 11:28