Top News – Bisedimet bërthamore nuk do fillojnë / Parlamenti iranian i vendos kushte SHBA-së
16/07/2025 12:29

Parlamenti i Iranit tha se vendi nuk duhet të rifillojë negociatat bërthamore me Shtetet e Bashkuara derisa të përmbushen disa parakushte. "Kur SHBA-të përdorin negociatat si një mjet për të mashtruar Iranin dhe për të mbuluar një sulm të papritur ushtarak nga regjimi sionist, bisedimet nuk mund të zhvillohen si më parë. Parakushte duhet të vendosen dhe nuk mund të zhvillohen negociata të reja derisa ato të përmbushen plotësisht", thuhet në një deklaratë të parlamentit. Deklarata nuk përcaktoi parakushtet, por Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, ka thënë më herët se duhet të ketë garanci se nuk do të ketë sulme të mëtejshme kundër Teheranit. Izraeli dhe SHBA-të kryen sulme mbi objektet bërthamore të Iranit muajin e kaluar, duke thënë se ato ishin pjesë e një programi të orientuar drejt zhvillimit të armëve bërthamore. Teherani pretendon se programi i tij bërthamor është thjesht për qëllime civile. Teherani dhe Uashingtoni kishin zhvilluar pesë raunde negociatash indirekte të ndërmjetësuara nga Omani para luftës ajrore 12-ditore, me kërkesat e SHBA-së që Teherani të heqë dorë nga programi i tij i pasurimit të uraniumit vendas që kanë mbetur pezull. Javën e kaluar, Araqchi përsëriti qëndrimin e Teheranit se nuk do të binte dakord për një marrëveshje bërthamore që e pengon atë të pasurojë uraniumin dhe do të refuzonte të diskutonte tema jashtë-bërthamore, siç është programi i tij i raketave balistike.

Top Channel/ OKB thirrje për dialog: kundër dhunës në protestë, proporcionale nga policia
17/10 23:03
Top News- Trazirat në Francë degjenerojnë në kaos / Policia përleshet me protestuesit, flakë e zjarr
17/10 15:19
Top News – Astronomët zbulojnë Yllin e Gjelbër / Për herë të parë, duket i tillë në syrin e njeriut
17/10 14:57
Top News – Zelenski mbyll qiejt e Putinit / Kaos në aeroportet ruse, udhëtarët vonesa disa ditore
17/10 14:54
Top Channel/ Rikthehet lotaria amerikane? Gjykata urdhëron rinisjen e Green Card!
17/10 14:33
Top Channel/ Dyshimet për spiunazh, ish kreu i Inteligjencës gjermane kontakte me rusët?!
17/10 14:32
Top News – Arinjtë ‘pushtojnë’ Rusinë / Frikë mes popullatës, rriten rastet e ‘përballjeve’
17/10 13:47
Top News- Trump shkarkon zëdhënësen…pas vetëm 5 ditësh në detyrë, ngritja e rënia e Katie Zacharia
17/10 13:46
Top News – Vatikani, Papa del nga spitali katër ditë pas operaconit për kancerin në mushkëri
17/10 13:46
Top News – Çdo mysliman quhet Muhamed… / Trump ‘bën shaka’ me popullaritetin e emrit
17/10 13:32
Top News – Një mësuese dhe një baba i armatosur / Heronjtë e tragjedisë në shkollën në Oregon
17/10 13:25
Top News -‘Ditë kaosi për Francën’, plasin protestat / Bashkë nxënësit, sindikatat dhe jelekëverdhët
17/10 12:29
Top News – Trump ‘fal’ Rusinë, heq sanksionet / Putin: Vendim historik! Thellohet çarja me Zelenskin
17/10 12:05
Top News – Ukraina mbetet në dorën e Evropës / SHBA e ‘braktis’, a mundet BE ta mbështesë e vetme
17/10 12:03
Top News – ‘Të marrim Donetskun, me çdo kusht’ / Putin shpall objektivin kryesor, takon ushtarakët
17/10 11:59
Top Channel/ Zelensky paralajmëron Europën: Nëse Ukraina bie, do t`ju vijnë 20 milionë refugjatë!
17/10 11:33
Top Channel/ Sulme brutal nga kolonët izraelitë, gazetarja: Kisha treguar dhunën ndaj palestinezëve!
17/10 11:33
Top Channel/ Trump pezullon sanksionet ndaj Rusisë, Moska godet Ukrainën me 332 dronë dhe raketa!
17/10 11:22
Top Channel/ Reuters: “Shtëpia e Bardhë kufizoi Starlink për Ukrainën”, vjen reagimi!
16/10 11:40
Top Channel/ “Shpërthen” dhe Italia: Greva e protesta, e sotmja “ditë zemërimi” nga nxënës e mësues!
16/10 11:08