Autoritetet policore në Romë të Italisë kanë ekzekutuar urdhërin e sekuestrimit të pasurisë ndaj 5 anëtarëve të grupit kriminal Lovine i klanit mafioz Casalesi dhe grupit Guarnera që bashkëpunonin me njëri – tjetrin. I përfshirë në aktivitete të jashtëligjshme dhe prej kësaj të ketë përfituar pasuri është edhe shqiptari Arben Zogu. Urdheri u firmos nga Gjykata në Romë, që ka firmosur sekuestrimin final të pasurive për Arben Zogun, Sergo Guarnera, Sandro Guarnera, Mario Lovine, Franco Crispoldi, raportojnë mediat italiane.