Duke filluar nga data 10 tetor, të gjithë personat që do të futen në shkolla apo universitete, studentë dhe prindër, duhet të paraqesin pasaportën e gjelbër të vaksinimit. Të paktën kështu u konfirmua nga dekreti I fundit I miratuar nga qeveria italiane. Referuar mediave vendase, duke filluar nga java e ardhshme, qeveria pritet të nisë një dispozitë të re që synon të zgjerojë më tej aktivitetin për të bërë të mundur vaksinimin e më shumë se 80 % të moshës mbi 12 vjeç.