Top News – Pasaporta e gjelbër e vaksinimit/ Kush e përfiton, a do njihet për shqiptarët!
23/05/2021 11:59

Ashtu si në versionet e mëparshme kombëtare të certifikatës për sëmundjen Covid-19, edhe në dokumentin e ri që do të futet në përdorim deri në fund të qershorit, do të shënohen të dhënat për vaksinimin, shërimin nga Covid-19 apo testet e bëra. Karta digjitale evropiane do të ketë edhe një kod QR, që vështirë se mund të falsifikohet. Certifikata e gjelbër pritet të jetë gati jo më vonë se deri në fund të qershorit, u njoftua në Bruksel. "Një hap i rëndësishëm për rivendosjen e lirisë së lëvizjes në BE në mënyrën më të sigurt të mundshme", deklaroi Stella Kyriakides, komisionerja evropiane për Shëndetësinë. Deri tani është ende e paqartë nëse qytetarët nga vendet jashtë BE do të jenë në gjendje të marrin këtë "certifikatë të gjelbër" dhe nëse certifikatat nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe vendet tjera do të njihen. Për këtë akoma nuk ka ndonjë vendim konkret, ndonëse më parë është thënë se certifikata duhet të njihet ndërkombëtarisht në sa më shumë vende. E në këtë konktekst janë përmendur edhe vendet jashtë Evropës, si SHBA, Izraeli apo dhe vende të tjera. Ende ka shumë mosmarrëveshje edhe rreth vaksinave të cilat do të njihen dhe mund të futen në këtë dokument. Deri tani një konsensus ekziston vetëm për vaksinat që janë licencuar për përdorim nga Agjencia Evropiane e Barnave, por shtetet anëtare të BE mund të licensojnë vetë edhe vaksina të tjera. Kjo është me rëndësi në veçanti për vendet që kanë futur në përdorim vaksinat nga Rusia, Kina dhe të tjera. Por ndonjë vendim konkret ende nuk ka.

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00