Top News – Pas shtatë vitesh negociata/ Zvicra nuk gjen pajtim me BE-në
27/05/2021 13:01

Pas shtatë vjet negociatash, Zvicra hoqi dorë nga një marrëveshje kornizë e planifikuar me BE për marrëdhëniet dypalëshe, pavarësisht kërcënimeve të Brukselit për tregtinë, duke thënë se kërkesa e bllokut për të lejuar lirinë e lëvizjes është një cmim i lartë për tu paguar. Nuk ka pasur pajtim për pika vendimtare, tha Presidenti zviceran Guy Parmelin. Sidoqoftë, Zvicra do të mbetet një partner i besueshëm i Bashkimit Evropian, siguroi Ministri i Jashtëm. Ai pret që marrëveshjet e tanishme bilaterale të vazhdojnë të zbatohen dhe që të vazhdojnë diskutime për marrëveshje të reja. Për më tepër, ekziston dëshira që në një "dialog politik" me BE bashkëpunimi të zhvillohet edhe më tej. Sidoqoftë Zvicra do të vazhdojë të angazhohet për kontributin në mbështetje të anëtarëve të rinj të bllokut. Bëhet fjalë për 1.3 miliardë franga zvicerane ose1.2 miliardë euro. Përveç kësaj, Zvicra dëshiron të bëjë në mënyrë të njëanshme përshtatje në ligjet për BE në fusha të caktuara, në mënyrë që të shmangë pengesat tregtare. Me dhënien fund të negociatave, Zvicra vë në provë marrëdhënien e saj tradicionalisht të ngushtë me BE. Zvicra nuk është anëtare e BE, por është e përfshirë në shumë projekte evropiane përmes marrëveshjeve bilaterale. Ajo ka gjithashtu akses në tregun e brendshëm të BE dhe në kthim lejon lëvizjen e lirë të njerëzve. Tregtia me BE përbën 60 përqind të prodhimit të brendshëm bruto të Zvicrës, pasuar nga SHBA me pak më pak se dymbëdhjetë përqind. Anasjelltas, Zvicra është partneri i katërt më i madh tregtar i BE pas SHBA-së, Kinës dhe Britanisë së Madhe.

Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50
Top News – Vjen stuhia e frikshme: Rrini në shtëpi! Rrugët të shkreta, mbyllen shkollat në Portugali
11/11 13:39
Top News – ‘Vilajeti i Mizogjinistanit’ kërcënon Italinë: Do ju shkatërrojmë! Evakuohen 300 shkolla
11/11 13:36
Top News – Irani kërcënon Trumpin / Nuk heq dorë nga uraniumi, asnjë grimcë s’del nga vendi
11/11 13:35
Top News – Sulm terrorist në bazat britanike/Mesazhe të koduara nga burgu, zbardhet komploti iranian
11/11 12:38
Top Channel/ Përplasje në BE për financimin e Ukrainës, kryeministri sllovak: Merz po bën shantazh
11/11 12:25
Top Channel/ “Britma nga ferri’: Sulme ndaj Iranit, telefonatë e tensionuar e Trump me Netanyahu-n!
11/11 12:09
Top News – Numër rekord arabësh në parlamentin e ri / Izrael, Netanyahu një hap më pranë largimit
11/11 11:57
Top News – Trump për Hegseth: Patriot i vërtetë! Sekretari i luftës nuk shkarkohet, dështon hetimi
11/11 11:53
Top News – ‘Hyni të gjithë në bunkerë!’ Po vijnë dronë nga Rusia, NATO ngre avionët luftarakë
11/11 11:52