Top News-‘Partizanët’ shkatërrojnë avionin rus/Bjellorusi, sulm me dronë në bazën ajrore në Minsk
27/02/2023 14:31

Akitivistë anti qeveritarë në bjellorusi kanë marrë përsipër përgjegjësinë për atë që ata thonë se ishte një sulm me dronë mbi një avion mbikqyrjeje të ushtrisë ruse, A-50, në një pistë afër kryeqytetit bjellorus, minsk. “Ishte një sulm me dronë. Pjesëmarrësit në operacionë janë bjellorusë”, tha Aliaksandr Azarov, lider i organizatës anti qeveritare BYPOL. “Autorët janë të sigurt, jashtë vendit”, shtoi ai. Agjencia e lajmeve Reuters thotë se nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur sulmin. Nuk ka patur një konfirmim zyrtar nga rusia apo bjellorusia dhe nuk ka patur asnjë përgjigje nga ministritë respektive të mbrojtjes. BYPOL, që përfshin ish oficerë të ruajtjes së rendit, që mbështesin opozitën bjelloruse, është shpallur nga Minsku një organizatë terroriste. Franak Viacorka, një këshilltar i lideres së opozitës bjelloruse, Sviatlana Tsikhanouskaya tha në një postim në tëitter se ky ishte akti më i suksesshëm i sabotazhit që nga fillimi i luftës. Pjesë të avionit si edhe antena e radarit u dëmtuan rëndë si pasojë e dy shpërthimeve në sulmin që ndodhi në bazën ajrore Maxhulishchy, afër Minskut. Avioni Beriev A-50, që nato e quan Mainstay, është një avion rus mbikqyrjjeje dhe ka mundësinë të gjurmojë deri në 60 shënjestra njëkohësisht. Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, ka patur disa akte sabotazhi në Bjellorusi dhe në rajonet ruse që kufizohen me ukrainën, vecanërisht në sistemin e hekurudhave. Presidenti bjellorus, aleksander Lukashenko, është një aleat i ngushtë i Putinit që pavarësisht se nuk është përfshirë direkt në luftën në ukrainë, ka lejuar forcat ruse të përdorin territorin e vendit të tij si një pikë nisje në fillimin e pushtimit, vitin e kaluar.

Top Channel/ Mojtaba Khamene u operua në Rusi, u ndihmua nga Putin
15/03 23:00
Top News – Netanyahu përgënjeshtron Iranin. Tallet me pretendimet se u vra nga sulmet iraniane
15/03 21:05
Top Channel/ Hormuzi bashkon botën kundër Iranit! Britania, Japonia, Kina… pro thirrjes së Trump
15/03 19:45
Top Channel/ Sulmohet baza italiane në Kuvajt, përshkallëzohet tensioni, Irani i përgjigjet Trump
15/03 19:43
Top News – Izraeli investon në armatë. 827 milionë dollarë për blerje emergjente ushtarake
15/03 18:30
Top Channel/ Zelensky: Po shantazhohem nga BE/ “Duan të hap tubat për naftën ruse”
15/03 14:57
Top News – Mizori në luftën e Iranit / Papa Leoni dënon dhunën, kërkon armëpushim
15/03 14:56
Top News – Të paktën edhe tre javë luftë / ‘Mijëra objektiva të mbetura në Iran’, Izraeli vazhdon
15/03 14:52
Top Channel/ “Nuk janë kushtet për paqe”/ Trump reagon pasi Irani kërcënoi se do vrasë Netanyahun
15/03 14:42
Top News – Luftanijet e aleatëve në Hormuz / Trump bën kërkesën, 16 anije të sulmuara deri tani
15/03 13:27
Top News – ‘Zgjohet’ Kina, rrethon Tajvanin / Avionë luftarakë në ishull pas mungesës së pazakontë
15/03 13:05
Top News – Armë vdekjeprurëse, por ‘tërheqëse’ / Kim Jong un teston lëshuesin e raketave bërthamore
15/03 13:05
Top News – Kërkon para në këmbim të ndihmës / Zelenski dërgoi ekspertët e dronëve në Lindjen e Mesme
15/03 13:03
Top News – Qindra dronë ukrainas mbi Moskë / ‘Kremlini në shënjestër, mbrojtja ajrore ‘në aksion’
15/03 13:03
Top News – Kharg, ‘ishulli i ndaluar’ i Iranit/ Zemra e industrisë së naftës të Iranit në shënjestër
15/03 12:22
Top News- Do godasë Khargun ‘vetëm për qejf’/ Trump kërcënon qendrën e eksportit të naftës të Iranit
15/03 11:58
Top Channel/ Trumpi u kërkon ndihmë aleatëve/ Thirrje për anije luftarake në Hormuz & kritika për…
15/03 11:46
Top Channel/ Mbretëria e Bashkuar i përgjigjet SHBA/Plani për të ndihmuar aleatët në Lindjen e Mesme
15/03 11:44
Top Channel/ Shuhet në moshën 96-vjeçare filozofi Habermas/ Gjermani që nuk heshti kurrë për Kosovën
15/03 10:59
Top Channel/ Zvicra ndalon dy avionë amerikanë/ Reagon qeveria: Na e dikton ligji i neutralitetit
15/03 10:36
DIGITALB DIGITALB