Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se paratë që qarkullojnë jashtë sistemit bankar kanë arritur shifra rekord historik, në mbi 5.6 miliardë euro, ose gati 800 milionë euro më shumë se korriku i vitit të kaluar. Shifrat sugjerojnë se përpjekjet e Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të tjera shtetërore për të luftuar informalitetin, formalizuar ekonominë, apo edhe projekti ambicioz i qeverisë për një shoqëri “cashless”, apo pa para të thatë kanë dhënë pak efekt.