Top News – Paratë e fituara jashtë shtetit/ Tatimet shpallin afatin e fundit të deklarimit
24/05/2021 13:35

Shtetasit shqiptarë të cilët janë subjekt i deklarimit të Deklaratës Individuale Vjetore të të ardhurave për 2020, duhet të deklarojnë edhe të ardhurat e realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Në njoftimin më të fundit të drejtorisë së përgjihshme të tatimeve, afati i funidt për të dorëzuar deklaratën individuale të të ardhurave vjetore është data 30 qershor 2021. Janë disa burime të ardhurash të cilat duhet të deklarojnë këta individë: të ardhura nga paga si dhe shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit, të ardhurat nga dividenti, të ardhurat nga qiraja, fitimi kapital nga shitja e pasurisë së palujtshme në pronësi të deklaruesit, të ardhura nga interesat bankare, fitimi kapital i krijuar nga investimet në tituj apo nga pasuri të palujtshme, të ardhurat nga pasuria intelektuale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuritë e tjera, që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike. Këtyre katogrive të të ardhurave u shtohen edhe të ardhurat bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Për totalin e të ardhurave të këtyre shtetasve do të llogaritet edhe tatimi mbi të ardhurat.Ky deklarim duhet të bëhet në mënyrë që të shmangen penalitetet e parashikuara nga Legjislacioni tatimor në fuqi. Deklarimi i të ardhurave, përveç se është detyrim ligjor, i çdo individi subjekt i deklarimit, është edhe një garanci më shumë, lidhur me justifikimin e pasurisë së tij.

Top Channel/Dy plagosje me thikë në Fier, pamje nga vendngjarja
08/08 23:03
Top Channel/ Dy plagosje me thikë në Fier
08/08 23:02
Top Channel/ Kokainë, resorte e vila. Kush janë bashkëpunëtorët e Çopjave?
08/08 22:43
Top News- Aksident në “Qafën e Koshovicës”, makina del nga rruga
08/08 22:10
Top News- Makina del nga rruga e përmbyset, plagoset shoferi dhe katër pasagjerët
08/08 21:57
Top News- Zjarr i madh në Picar, flakët shkrumbojnë dhjetëra hektarë me shkurre
08/08 21:40
Top Channel/ Aksident i rëndë në Qafë Koshovicë, 3 të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë
08/08 21:06
Top Channel/”Kush je ti mor..”,personazhi i TikTok Genard Hajdini rrëfen si u dhunua:Për 7 sekonda..
08/08 21:05
Top News- Digjet Vlora e Mallakastra, 3 avionë në ndihmë të forcave zjarrfikëse
08/08 20:01
Top Channel/ Atentati mafioz bllokoi kufirin, radha e makinave shkoi në 70 kilometra në Muriqan
08/08 19:31
Top Channel/ 17 tonë kokainë drejt Evropës! SPAK godet sërish grupin “Çopja”
08/08 19:29
Top News- SPAK rrëzon ‘baronët’ e kokainës së Elbasanit, drejtonin organizatën e trafikut të drogës
08/08 19:15
Top Channel/ Zjarr masiv në kodrat e Tragjasit, flakët përfshijnë pyje dhe stane, pamje
08/08 18:42
Top News- Suedia dhe Kroacia mision në Shqipëri, sjellin dy avionë të forcave ajrore
08/08 17:54
Top News-Operacioni ‘Koordinata’ në Lazarat/ Pranga autorit që kultivoi kanabis në oborrin e banesës
08/08 17:20
Top Channel/ Gjurmimi i autobusëve! Nëpërmjet Google Maps ndjek shërbimin e transportit urban
08/08 15:14
Top Channel/ Turizmi seksual shtoi infektimet! Pr*stitutat e huaja shtuan rastet me HIV
08/08 15:03
Top News- 19 vatra zjarri ndizen gjatë 24 orëve/ Tre ende aktive, mbi 445 forca në terren
08/08 14:49
Top Channel/ Zjarret në Mallakastër, terreni i thepisur vështirëson ndërhyrjen nga toka
08/08 14:34
Top News- Vijon çlirimi i hapësirave publike ehde në Durrës, Rama- Do rritet cilësia e jetës
08/08 14:14